Bahtiri flet për gishtin që e irritoi Ramush Haradinajn

Agim Bahtiri, nënkryetari i AKR-së, ka treguar arsyen pse ia drejtoi gishtin Ramush Haradinajt në momentin kur të pranishmit e uronin njëri-tjetrin pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PAN-it dhe AKR-së, njofton Klan Kosova. “Haradiajn e kam kapur për qafe dhe i jam drejtuar me gisht duke i thënë “të jesh ai dhe të mbash atë”, […]
“Haradiajn e kam kapur për qafe dhe i jam drejtuar me gisht duke i thënë “të jesh ai dhe të mbash atë”, ka thënë Bahtiri duke iu referuar premtimit të Haradinajt për minatorët e Trepçës.
Këto komente nënkryetari i AKR-së i bëri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ku ndër të tjera tha se ka respekt të madh për kontributin që ka dhënë Haradinaj për Kosovën.













