Avokati Arianit Koci: Për Nenad Rikalon kam dëgjuar fjalë jo të mira, por…

Avokati Arianit Koci ka shkruar në Facebook se ai e njeh ministrin Nenad Rikallo vetëm si figurë por ka dëgjuar fjalë jot ë mira për të, shkruan Periskopi. Thotë se nuk është dëshmitar ocular në asnjë veprim të Rikalos, por siç shprehet ai ‘shehri ka folë’ dhe sipas tij, me ‘pretendimet e shehrit duhet të […]
Avokati Arianit Koci ka shkruar në Facebook se ai e njeh ministrin Nenad Rikallo vetëm si figurë por ka dëgjuar fjalë jot ë mira për të, shkruan Periskopi.
Thotë se nuk është dëshmitar ocular në asnjë veprim të Rikalos, por siç shprehet ai ‘shehri ka folë’ dhe sipas tij, me ‘pretendimet e shehrit duhet të merret drejtësia’.
Postimi i plotë i Kocit:
Ministrin Rikalo e njoh si figurë.Kam lindur në Prishtinë, dhe si person i cili është shumë kurioz, komunikativ dhe i shoqërueshēm, i njoh shumicën e prishtinalive.I njoh edhe serbët e Prishtinës. Të mirët që janë shumicë, dhe ata që e kanë keqpërdorë kohën e para dhe të luftës, me kryer vepra më të rënda penale.Ti kthehemi Rikalos. Pēr ministrin kam dëgjuar fjalë jo të mira.Dorën në zemër, nuk jam dëshmitar okular në asnjë veprim penal të Rikalos. Por, shehri ka folë. E kurrë ky shehri i im, nuk ka folë keq për Banën, asistentin në Fakultet të Edukatës Fizike gjatë viteve të 90-ta.Nuk ka folë keq as për Çejën.Nuk ka folë keq për Dejanin apo Sashën.Por, ka folë për Rikalon!
Ka folë keq edhe për Boshkon dhe Grbën.
Ka folë keq edhe për Maren.Sidoqoftë, fjalët e çarshisë nuk janë bazë për dënim të ministrit, por janë bazë e fortë juridike, për hetim.E sa i përket vet ministrit Rikalo, ai ka përgjegjësi morale të deklarohet.Nëse eventualisht shkon rasti në gjykatë, ai mund të mbrohet në heshtje. Mund edhe të jetë i pafajshēm.Por, para opinionit publik, si ministër, ai ka obligim moral të deklarohet.Nuk mund të mbrohet në heshtje – qoftë i fajshëm apo i pafajshëm!












