Avdijaj numëron problemet me të cilat ballafaqohet sporti në Istog, thotë se me qeverisjen e VV-së do të investohet në të

Kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Istogut, Agron Avdijaj ka shkruar për rëndësinë që ka sporti në përgjithësi, duke thënë se komuna e ka shpërfilluar në çdo mandat. Ai ka numëruar disa probleme me të cilat është ballafaquar deri më tani sporti në komunën e Istogut. Avdijaj tutje thotë se me qeverisjen e Vetëvendosjes në […]
Kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Istogut, Agron Avdijaj ka shkruar për rëndësinë që ka sporti në përgjithësi, duke thënë se komuna e ka shpërfilluar në çdo mandat.
Ai ka numëruar disa probleme me të cilat është ballafaquar deri më tani sporti në komunën e Istogut.
Avdijaj tutje thotë se me qeverisjen e Vetëvendosjes në Komunën e Istogut synojnë që sporti si aktivitet i përditshëm e i domosdoshëm të bëhet i arritshëm përmes koordinimit, bashkëpunimit dhe investimeve në infrastrukturë.
Ja shkrimi i plotë i tij:
Sporti në komunën tonë!
Sporti është shumë i rëndësishëm për ne të gjithë, e për të rinjtë në veçanti. Të merresh me sport do të thotë të jesh më i shëndetshëm, të zhvillosh aktivitete sportive është kontribut i madh edhe në aspektin social.
Duke qenë se sporti konsiderohet si kategori e veçantë edhe me Kushtetutë, institucionet lokale dhe ato qëndrore janë të obliguara që ta rrisin vëmendjen edhe më shumë për këtë çështje.
Komuna duhet të krijojë mundësi dhe infrastrukturë të përshtatëshme për zhvillimin e sportit. Por, përkrahja për sportin në Istog tashmë dihet se nuk është as për së afërmi e kënaqshme, dhe ky dikaster është shpërfillur në çdo mandat.
Këto janë disa nga sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet sporti në komunën tonë:
– Mungesa e vullnetit politik për përkrahjen serioze të sportit (ka pasur buxhet minimal për sportin çdo vit);
– Mungesa e palestrës sportive (projekt i filluar para 10 vitesh);
– Mungesa e mjeteve financiare për klubet sportive (Klubi i futbollit “Istogu” dikur ishte në Supërligë dhe krenari e qytetit, më pas kishte rënë në Ligën e Parë, kurse tani është edhe një ligë më poshtë – Liga e Dytë A.
– Mungesa e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve sportive (shumica e fsharave nuk i gëzojnë këto hapësira)
– Disa klube tashmë janë shuar, disa të tjera funksionojnë në kushte të vështira. (Shembull: Klubi i basketbollit, i cili realizon gara në Kategorinë e Dytë në nivel kombëtar trajnimet i realizojnë në palestrën e shkollës fillore, ndërsa ndeshjet si vendas i zhvillon në palestrat e Pejës, Klinës, etj)
– Klubi i Hendbollit të vajzave përkundër sukseseve të arritura vazhdon të përballet me probleme të mëdha infrastrukturore dhe financare.
Sporti është në situatë emergjente, e mu për këtë, pritet e duhet mbështetje serioze. Si kryetar i ardhshëm i Komunës, do të ndërmarrë këto veprime:
1. Ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive në qytet dhe fshatra;
2. Rritjen e buxhetit komunal për përkrahejn e klubeve sportive;
3. Lobimin për gjetjen e sponzorëve serozë për përkrahjen e klubeve;
4. Do të angazhohem me tërë potencialin për nxitjen dhe përkrahjen e nevojshme për përfundimin e palestrës sportive;
5. Nxitja e bashkpunimit ndërmjet klubeve dhe shoqatave të ndryshme sportive me shkollat me qëllim në identifikimin e talentëve të rinjë.
Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Istogut synojmë që sporti si aktivitet i përditshëm e i domosdoshëm të bëhet i arritshëm përmes koordinimit, bashkëpunimit dhe investimeve në infrastrukturë.












