ATK ka një njoftim lidhur me kuponët fiskal

ATK ka një njoftim lidhur me kuponët fiskal

  Kalimi në kampanjën e re të projektit me kuponë fiskal të Administratës Tatimore të Kosovës ka nxitur reagime të shumta tek qytetarët. Por, ky institucion financiar ka njoftuar se sa i përket tre mujorit të parë të këtij viti kanë përfunduar pothuajse të gjitha verifikimet e plikove me kuponë fiskal. Në një prononcim për […]

 

Kalimi në kampanjën e re të projektit me kuponë fiskal të Administratës Tatimore të Kosovës ka nxitur reagime të shumta tek qytetarët. Por, ky institucion financiar ka njoftuar se sa i përket tre mujorit të parë të këtij viti kanë përfunduar pothuajse të gjitha verifikimet e plikove me kuponë fiskal.

Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi ka treguar edhe sa është numri i atyre që janë rimburësuar në periudhën TM1 2017.

“Numri i qytetarëve të rimbursuar për TM1 2017 është 342,677, ndërsa shuma e rimbursuar për këtë periudhë është 6.4 milionë euro”, është shprehur ajo.

Më tej, ajo ka treguar se ka mbet vetëm edhe një numër i vogël i plikove që të ri-verifikohen për shkak të ndonjë mospërputhje të të dhënave personale të qytetarëve.

“Për TM1 2017 kanë përfunduar të gjitha verifikimet e plikove, ka mbetur edhe një numër i vogël i plikove të cila do të ri-verifikojmë, për arsyeje të evidentimit të ndonjë mospërputhje as i përket kritereve të kampanje, por edhe tek të dhënat personale të qytetarëve”, ka thënë Bytyqi.

Në anën tjetër sa i përket kampanjës së re të këtij projekti, ATK thotë se për periudhën e TM2 të këtij viti janë dorëzuar mbi 1 mijë pliko me kuponë fiskal, ndërsa janë rimburësuar 120 mijë e 249 euro.

“Për këtë periudhe-TM2 2017 janë verifikuar dhe janë përcjell për rimbursim të gjitha plikot e dorëzuara. Numri i pikove të cilat janë dorëzuar në ATK është 1, 379 , ndërsa numri i qytetarëve të cilët janë rimbursuar është 1, 357. Vlera e rimbursuar është 120, 249 euro. Tutje, ATK konsideron se forma e re e kësaj kampanje ka qenë më e kënaqshme për qytetarët. Pasi që nga periudha TM2 2017 kanë aplikuar 136 mijë e 462 qytetarë. Pra, duke e bërë krahasimin ndërmjet dy periudhave TM1-TM2 të vitit 2017, po del të jetë më praktike forma e re e këtij projekti.

“Duke pas parasysh se ka qenë periudha e parë pas ndërrimit të formës së rimbursimit, lirisht mund të themi se interesimi ka qenë i kënaqshëm, ashtu siç e dini për TM2 2017 kanë aplikuar 136,462 qytetarëve. Që nëse e krahasojmë me periudhën e patë kur ka filluar kampanja kemi dikun 4-5 herë më shumë aplikime. Interesimi besoj që do të shkon duke u rritur pasi që forma e re është shumë më praktike se ajo paraprake, pasi që qytetaret nuk kanë nevoja për të shpenzuar për dorëzimin e plikos, gjithashtu mundësi e përfitimit është shumë më e madhe”, ka thënë Bytyqi për ‘Indeksonline’.

Në fund, ATK ka treguar se forma aktuale e kësaj kampanje do të vazhdojë deri në atë moment sa të konsiderohet e nevojshme për qytetarët.

“Kampanja për nxitje të qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal, do të jetë aktual për një kohë sa konsiderohet e nevojshme, dhe ATK do të punojë në vazhdimësi në përshtatshmërinë e kampanjës për qytetarët, në mënyrë që nxitja të jetë sa më gjithëpërfshirëse”, ka thënë ajo.

Pra, duhet theksuar se kampanja për rimbursim ka ndikuar edhe në krijimin e një rregulli dhe kulture në kërkim të kuponit fiskal nga qytetaret. Po ashtu, është evidente që përmes nxitjes me rimbursim nga kuponët fiskal është krijuar një partneritet mes qytetarëve dhe ATK-së” , ka përfunduar ajo.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?