Ata që janë nisur për Hungari, do ta kenë të pamundur të kalojnë kufirin e këtij shteti, sepse… (Foto)

Ata që janë nisur për Hungari, do ta kenë të pamundur të kalojnë kufirin e këtij shteti, sepse… (Foto)

Në vitin 2015, Hungaria kishte ndërtuar një barrierë në kufirin e saj me Serbinë dhe Kroacinë për të parandaluar valën e madhe të refugjatëve sirianë. Kufirit hungarez nga Serbia ia kishin mësyrë edhe kosovarë të shumtë më 2014, kur ndodhi eksodi më i madh që nga pas lufta, me mbi 100 mijë qytetarë të larguar […]

 

Gardhi me gjemba teli përgjatë kufirit hungarez ishte ndërtuar nga autoritetet pas vërejtjeve të shumta nga Bashkimi Evropian për hyrjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve. Pas përfundimit të kësaj barriere, raportohet se është zvogëluar dukshëm numri i hyrjeve ilegale në këtë shtet. Ndërsa tani falë këtyre barrierave, emigrantë të shumtë e kanë pothuajse të pamundur hyrjen ilegale.

Ka dy ditë që u raportua se numër i madh i të rinjve sërish po ikin nga Kosova, ngjashëm si më 2014. Sërish po shfrytëzohet rruga e njëjta, përmes Serbisë dhe Hungarisë, ndërsa synim kryesor mbeten shtetet e Bashkimit Evropian. Por, kosovarët duhet ta kenë të qartë se barrierat e ndërtuara gjatë 2015’tës ua pamundësojnë hyrjen në Hungari, si më 2014 kur këto barriera nuk kishin ekzistuar fare. Tanimë, po flasim për një situatë tjetër.

Kufiri mes Hungarisë dhe Serbisë

Kufiri mes këtyre dy shteteve është 175 kilometra i gjatë. Në qershor të vitit 2015, Qeveria hungareze miratoi ndërtimin e kësaj barriere katër metra të lartë, për të penguar hyrjen e paligjshme të emigrantëve të shumtë. U shpenzuan 30 miliardë dollarë për ndërtimin e barrierës e cila ishte nga teli me gjemba. Në kuadër të këtij investimi ishte paraparë edhe ndërtimi i dy kampeve për strehimin e azilkërkuesve. Por, emigrantët refuzonin të regjistroheshin si refugjatë në Hungari, meqë destinacion kryesor kishin Gjermaninë dhe vendet e tjera më të zhvilluara.

Gjatë vitit të kaluar raportohej për gjendjen e rëndë të emigrantëve në Serbi, të cilët kishin mbetur të bllokuar, për shkak të pamundësisë që të kalonin në Hungari. Ndërsa, Qeveria hungareze kërkoi që Bashkimi Evropian të rimbursojë gjysmën e kostove të kësaj barriere kufitare, që arrinte shumën e 400 milionë eurove.

Përfshirë edhe kufirin me vendet tjera përveç Serbisë, kufiri hungarez arrin gjatësinë e 523 kilometrave. Një pengesë e tillë pamundëson kalimin në mënyrë ilegale./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?