Arsyeja përse emri i Getoarit ishte përpara Marinës në ftesën e dasmës (FOTO)

Arsyeja përse emri i Getoarit ishte përpara Marinës në ftesën e dasmës (FOTO)

Temë e dasmës së Marinës dhe Getit ishte pikërisht dashuria, e cila u kuptua mjaft mirë në çdo detaj të saj. Që me dorëzimin e ftesave, çifti na bëri të ditur se ajo që na priste në dasmën e tyre do ishte diçka shumë e veçantë. Ftesa nuk ishte aspak e zakonshme: një pllakë e […]

Temë e dasmës së Marinës dhe Getit ishte pikërisht dashuria, e cila u kuptua mjaft mirë në çdo detaj të saj.

Që me dorëzimin e ftesave, çifti na bëri të ditur se ajo që na priste në dasmën e tyre do ishte diçka shumë e veçantë. Ftesa nuk ishte aspak e zakonshme: një pllakë e tejdukshme e mbushur me petale lulesh, të ndryshme për çdo të ftuar, vendosur brenda një kutie rrethore veshur me saten njoftonte ata se ishin të ftuar më 10 shtator në orën 20.00 në kompleksin Lura në dasmën e të bukurës Marinë dhe reperit nga Kosova Getoar Selimi.

E megjithatë një detaj në këtë ftesë, ideuar nga çifti në bashkëpunim me Class Event, u keqkuptua. Përse emri i Getoarit qëndronte përpara emrit të Marinës?

Përgjigjen e kësaj pyetje nga e jep vetëm drejtuesja e Class Event dhe organizatorja e dasmës, Alketa Vejsiu. E ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, Alketa është shprehur se sipas traditave në Kosovë, vendoset emri i burrit përpara gruas.

Nuk kishte të bënte aspak mosrespektim të femrës, apo dominim të Getoarit, ishte thjesht respektim i traditave të Kosovës, për të cilën edhe Marina ishte shumë dakord.

“Në ftesë është vendosur përpara emri i Getoarit pasi  për traditë në Kosovë  vendoset emri i dhëndrit. Ne ndoqëm këtë traditë dhe Marina nuk kishte asnjë kompleks. Mua më është dukur shumë propocionale gjithçka në dasmën e Marinës dhe Getit. Të ftuarit ishin 50% me 50% nga familjarët e çiftit, si dhe miqtë nga bota e spektaklit”, u shpreh Alketa Vejsiu.

Alketa ka folur gjithashtu edhe për punën intensive që ka zgjatur rreth një muaj për të materializuar pikërisht atë që çifti kërkonte, bashkëpunimin me ta, si dhe përse u zgjodh që dasma të mbahet pikërisht në një tendë, e sjellë për herë të parë në Shqipëri.

“Jemi takuar me ciftin shumë kohë më parë, kemi bërë një punë mjaft intensive që ka zgjatur një muaj. Ka qenë një ndër dasmat më të bukura. Na u desh që një plazh ku pushojnë dhjetëra pushues ta çonim në zero. Dasma u realizua në një tendë që bëhet për herë të parë në Shqipëri, me dritat magjike, me transparencën e saj që të krijonin përshtypjen e një qielli të hapur. E krijuar gjithashtu edhe për efekt të kohës, një ditë më pas ra shumë shi. Çifti ka qenë shumë aktiv në realizimin e projektit, e kemi ndërtuar gjithçka bashkë. Kisha krijuar atë përshtypjen Getoari i fortë, por ai nuk bën rep në përditshmëri, përkundrazi ishte shumë i butë dhe i ëmbël ndaj Marinës. Një çift në harmoni perfekte që pata kënaqësinë të punoja me ta”, tregon Vejsiu.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya