Arrestohet shqiptari i cili kishte grabitur prostitutën

Një vajzë 20 vjeçare në muajin mars denoncoi se ishte bërë viktimë e një grabitje me thikë nga një i panjohur, pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.Menjëherë 49-vjeçari, rezident në Bergamo, e kërcënoi me thikë duke i marrë celularin dhe çantën që kishte.Sipas mediave italiane, mosmarrëveshja nisi prej tarifës që shqiptari duhet ta paguante. I pakënaqur […]
Një vajzë 20 vjeçare në muajin mars denoncoi se ishte bërë viktimë e një grabitje me thikë nga një i panjohur, pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.Menjëherë 49-vjeçari, rezident në Bergamo, e kërcënoi me thikë duke i marrë celularin dhe çantën që kishte.Sipas mediave italiane, mosmarrëveshja nisi prej tarifës që shqiptari duhet ta paguante.
I pakënaqur nga performanca e prostitutës, pasi e kërcënoi dhe e grabiti, ai e hodhi nga makina, teksa ishte ende në lëvizje duke i shkaktuar disa plagë 20-vjeçares.Pasi mori veten pas 10 ditësh në spital, vajza denoncoi incidentin në polici madje dha dhe një përskrim të agresorit shqiptar.Pas disa muaj kërkimesh, karabinierët arritën të identifikojnë dhe kapin 49-vjeçarin shqiptar, i cili kishte ndryshuar vendbanim. Seanca gjyqësore e tij pritet të bëhet në ditët në vijim.












