Armët bërthamore të Kim Jong-un, dyshime se u ndihmua nga Irani dhe Rusia

E përditshmja londineze “The Telegraph” ka raportuar se zyrtarët britanikë kanë shprehur shqetësime se Irani ose Rusia ndoshta e kanë ndihmuar Korenë Veriore për “avancimin e papritur” në zhvillimin e armatimit atomik. Kjo gazetë ka raportuar sot se Zyra e jashtme britanike po zhvillon hetime nëse “vendet e tashme dhe të dikurshme atomike” e kanë […]
E përditshmja londineze “The Telegraph” ka raportuar se zyrtarët britanikë kanë shprehur shqetësime se Irani ose Rusia ndoshta e kanë ndihmuar Korenë Veriore për “avancimin e papritur” në zhvillimin e armatimit atomik.
Kjo gazetë ka raportuar sot se Zyra e jashtme britanike po zhvillon hetime nëse “vendet e tashme dhe të dikurshme atomike” e kanë ndihmuar Phenianin për të zhvilluar armatim bërthamor me kapacitet për bartje në raketa.
“Irani është në krye të listës së vendeve të dyshuara se i kanë dhënë ndonjë formë të ndihmës, derisa Rusia është po ashtu në fokus”, shkruan gazeta.
Zyrtarë të lartë të paidentifikuar kanë thënë për “The Telegraph” se “nuk është e besueshme” se shkencëtarët e Koresë Veriore ishin në gjendje që vetë të arrijnë avancime atomike./REL/












