Analizat për vdekjet e dyshimta në QKUK do të dërgohen jashtë vendit

Analizat për vdekjet e dyshimta në QKUK do të dërgohen jashtë vendit

Që nga e hëna Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë veprime konkrete për vdekjet e dyshuara në QKUK. Si rrjedhojë, kjo ministri ia ka nisur analizat jashtë vendit analizat për vdekjet e dyshimta. Kështu ka njoftuar ministri Shëndetësisë Uran Ismaili në një deklaratë dërguar mediave.  Deklarata e plotë: MSH-ja i dërgon analizat jashtë vendit për vdekjet […]

Si rrjedhojë, kjo ministri ia ka nisur analizat jashtë vendit analizat për vdekjet e dyshimta. Kështu ka njoftuar ministri Shëndetësisë Uran Ismaili në një deklaratë dërguar mediave.

 Deklarata e plotë:

MSH-ja i dërgon analizat jashtë vendit për vdekjet e dyshimta në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një deklarate për publik, dëshiron të informojë opinionin lidhur me veprimet konkrete të ndërmarra nga ana e tij lidhur me rastet e raportuara për “vdekjet e dyshimta” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ministri, përmes kësaj deklarate, ka njoftuar të gjithë qytetarët e vendit për disa veprime konkrete janë marrë që nga e hëna për rastin e raportuar mbi vdekjet në QKUK.

  • Të gjitha inspektoratet e Ministrisë Shëndetësisë janë urdhëruar të shkojnë në QKUK për të filluar hetimet e pavarura dhe të detajuara;
  • Në mënyrë që ky rast të trajtohet me vëmendjen dhe seriozitetin më të madh, kam kërkuar që ekipet e inspektorëve të udhëhiqen nga zyrtarët e lartë të këtyre institucioneve si p.sh Kryeinspektorja e Inspektoratit te Shëndetësisë, U.D Kryeinspektorit Farmaceutik, Drejtori i Laboratorit për Kontroll të Cilësisë;
  • Kemi kërkuar raportim të rregullt nga SHSKUK-ja, për hetimet në sfera të tjera
  • Ekipet kanë izoluar të gjitha pajisjet dhe janë blombuar të gjitha mostrat;
  • Rekomandimet e ekipeve të MSh-së janë që për disa çështje të bëjmë edhe analiza jashtë vendit, dhe unë kam autorizuar zyrtarët e Ministrisë për të filluar menjëherë këtë;
  • Kam kërkuar nga të gjitha palët, që procesi të jetë transparent për publikun për çdo veprim të ndërmarrë. Po ashtu, ekipet e MSh, janë duke monitoruar edhe punën e ekipeve të QKUK-së.

“Duke ditur ndjeshmërinë e rastit, kam ngritur çështjet në nivelin më të lartë, dhe pa dashur të paragjykoj ndonjë rezultat apo vendim, dëshiroj të siguroj të gjithë qytetarët se çfarëdo prove e keq-menaxhimit, neglizhencës ose ndonjë faktori tjetër, do ta ketë përgjigjen e menjëhershme institucionale”, thënë ministri Ismaili.

“Shërbimet e sigurta mjekësore dhe trajtimi i dinjitetshëm, janë e drejtë e çdo qytetari të Republikës së Kosovës dhe çfarëdo tentimi për të dëmtuar shërbimet për përfitime, apo për të neglizhuar situatat, do të ndëshkohet. Unë jam i vetëdijshëm për sfidat që ka ky resor dhe pikërisht për këtë, me ekipin tim, do të jemi të pa-kompromis ndaj të gjithë atyre faktorëve që kanë ndikuar apo ndikojnë që gjendja në shëndetësi të mos jetë ajo që qytetarët e dëshirojnë”, thekson më tej ministri i Shëndetësisë.

Në asnjë rrethanë, thotë ministri Ismaili, nuk do të tolerojmë më neglizhencën apo çfarëdo veprimi tjetër, që e ndalë progresin në shëndetësi.

“Kjo është dita e dytë e punës sonë dhe do të jetë një rrugëtim i gjatë dhe intensiv, por më shumë përkushtim dhe vullnet politik do të adresojmë sfidat kryesore të shëndetësisë, duke investuar në shërbime më të mira, kushte shumë më të mira, menaxhim më të mirë, e po ashtu, duke luftuar pakushte çdo dukuri që e lë mbrapa këtë resor; korrupsionin, keq-menaxhimin, shërbimet jo-adekuate dhe çfarëdo pengese tjetër. Për këtë kemi nevojë për mbështetjen e sinqertë të qytetarëve dhe çdo akteri tjetër që ka përgjegjësi në këtë segment”, ka përfunduar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?