Analisti i spikatur ia kujton Behgjet Pacollit kohën kur kishte ardhur nga Moska në Beograd për të ndalur bombardimet e NATO’s

Analisti dhe publicisti i njohur shqiptar, Mero Baze, ka bërë një shkrim autorial ku analizon vendimin e Behgjet Pacollit për t’u bërë pjesë e “komandantëve” dhe për të tradhëtuar koalicionin me VV dhe LDK. Qeveria e re që pritet të dal pas marrveshjes së PAN’it dhe biznismenit Pacolli, sipas Bazes vetë se do të riciklojë […]
Qeveria e re që pritet të dal pas marrveshjes së PAN’it dhe biznismenit Pacolli, sipas Bazes vetë se do të riciklojë problemet e vjetra të Kosovës.
Në shkrimin e tij, analisti Baze i përmend një seri skandalesh të cilat e kanë përcjellur biografinë e Pacollit.
Ndër të tjera, ai i kujton Pacollit kohën kur kishte marrë avionin nga Moska në Beograd për të ndalur bombardimin e Serbisë nga NATO dhe për të bërë paqe me Millosheviqin.
“Qeveria e re, në vend të prodhojë një politikë të re, po riciklon gjithë problemet e vjetra të Kosovës, që nga ato që kanë shoqëruar ish- komandantët, e deri tek ato që kanë shoqëruar tipa si Behxhet Pacolli, të cilët kanë marrë avionin nga Moska në Beograd, e pastaj në Prishtinë, për të ndalur bombardimin e Serbisë nga NATO dhe për të bërë paqe me Milosheviçin.”, shkruan Baze.
Ndoshta, sipas Mero Bazes, Pacolli nuk ka dëshirë të jetë shqiptarë i keq, por ka dëshirë të jetë i pasur.
“Pacolli nuk ka dëshirë të jetë shqiptar i keq, por ka dëshirë të jetë i pasur, dhe si i tillë është bërë në Lindjen e korruptuar. Korrupsioni të mban peng dhe të mban peng dhe kur ke të bësh me çështje më të mëdha se paraja, siç është fjala vjen, qëndrimi ndaj kombit tënd. Ai nuk do kishte ardhur me qejf me avion nga Moska në Kosovë, sikur të mos ishin në mes paratë e Kremlinit dhe tenderi i tij problematik me vajzën e Jelcinit. Ai po ashtu nuk do ishte kaq pro oriental dhe pro liderëve të korruptuar të ish- republikave të Kaukazit, sidomos asaj të Kazakistanit, sikur dhe aty të mos ishte përdorur si biznesmen oborri.” shkruan Mero Baze./Periskopi












