Analisti serb flet për marrëveshjen PAN-AKR, thotë se nuk do të zgjidhë krizën

Nënshkrimi i marrëveshjes midis koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit krijoi kushtet për zhbllokimin e institucioneve, tha analisti serb , Dushan Janjiq Ai theksoi se marrëveshja “në vetvete” nuk mund të zgjidhë krizën politike sa i përket konfliktit të partive politike. “Me këtë Kosova ka mundësi të formojë një qeveri, një […]
Ai theksoi se marrëveshja “në vetvete” nuk mund të zgjidhë krizën politike sa i përket konfliktit të partive politike.
“Me këtë Kosova ka mundësi të formojë një qeveri, një parlament, duke përfshirë dialogun. Megjithatë, nuk duhet të ketë iluzione, sepse kjo nuk do të thotë stabilizim i plotë politik dhe faktik i Kosovës”, tha ai.
Analisti serb poashtu ka thënë se Kosova, ashtu si të gjitha vendet e tjera në rajon, ka hyrë në një krizë besimi në partitë dhe elitën qeverisëse, duke shtuar se qeveria e re do të mirëpritet nga Bashkimi Evropian.
Sa i përket bashkimit të Listës Serbe në këto institucione, ai tha se kjo gjë do të ishte e rëndësishme por jo e domosdoshme, raportojnë mediat serbe.












