Analisti serb: Behgjet Pacolli, njeriu ideal për raportet me Beogradin

Analisti serb: Behgjet Pacolli, njeriu ideal për raportet me Beogradin

Kosova është në prag të formimit të qeverisë së re. Formimi i institucioneve në Prishtinë po përcillet me vëmendje edhe në Beograd. Analistët serbë nënvizojnë rolin e Pacollit. Vlerësimet e mediave në Beograd për aktorët politikë në Kosovë janë të ndryshme. Shumë media edhe më tej institucionet e Kosovës i fusin nën thonjza, koalicionin PAN […]

Vlerësimet e mediave në Beograd për aktorët politikë në Kosovë janë të ndryshme. Shumë media edhe më tej institucionet e Kosovës i fusin nën thonjza, koalicionin PAN e quajnë koalicion lufte, ndërkohë që nuk janë të rrralla mediat që Ramush Haradinajn e quajnë kriminel lufte. Por faktorët politikë kanë reaguar shumë pak lidhur me krijimin e institucioneve në Kosovë. Mediat citojnë kumtesën e Lëvizjes për Qytetarë të Lirë, e cila pohon se “pushteti në Serbi ka marrë edhe një vendim të pakuptueshëm, që Lista Serpska të mbështesë koalicionin e luftës të kryesuar nga Ramush Haradinaj”. Ndërsa Lëvizja Dveri pohon, se “Vuçiqi e njeh pavarësinë e Kosovës, me futjen në koalicion me kriminelin e luftës, Haradinaj”.

Vetëvendosja e bllokuar

Dushan Janjiq mendon se zgjidhja e krizës në këtë mënyrë është racionale, sepse është kërkuar një zgjidhje pa Vetëvendosjen. Janjiq thotë se kjo Parti është “populiste dhe etno-nacionaliste”. Sipas tij, Vetëvendosja është “plaga më e madhe aktuale e skenës politike të Kosovës, ndërsa suksesi i tyre bazohet mbi faktin që Thaçi, Haradinaj dhe të tjerët nuk kanë arritur të sigurojnë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe të gjitha vendet tjera”.

Ndikimi i Beogradit në skenën politike të Kosovës nuk është i vogël, mendon Janjiq, sepse edhe “Beogradi ka udhëhequr një politikë nacionaliste dhe populiste, që ka tensionuar edhe më shumë raportet në Kosovë. Nga ana tjetër, Janjiq mendon se edhe krijimi i vet Listës Serpska ka qenë gabim, sepse ajo në vend të një faktori për motivimin e njerëzve që të dalin në zgjedhje, është shndërruar në lobi parapolitik dhe kriminel ekonomik. Si i tillë ai ka marrë edhe monopolin mbi jetën politike të serbëve në Kosovë. E gjitha kjo është shndërruar në një lloj tregtie me projektet në infrastrukturë, për para dhe energji”.

Njeriu vendimtar

Një interesim të madh mediat serbe kanë treguar për Behxhet Pacollin, jo vetëm për shkak të pasurisë së tij, por edhe biografisë personale dhe lidhjeve të biznesit me Serbinë apo Rusinë. Këtu kërkohet edhe lidhja e tij me disa politikanë në Beograd. Drejtori i Radio Beogradit, Milivoje Mihajloviq mendon se këto lidhje janë nga e kaluara dhe se Pacolli nuk ka lidhje me garniturën e tanishme politike në Beograd. “Të shohim se si do të sillet Pacolli në të ardhmen, por ajo që duhet theksuar është se ai deri tani nuk ka bërë asnjë hap që do të ishte në dëm të serbëve të Kosovës”, thotë ai.

Fjala është për një biznesmen që nga koha e ish-Jugosllavisë, i cili ka pasur mbështetjen e strukturave të dikurshme politike dhe si i tillë paraqet një person ideal për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, mendon Dushan Janjiq. “Mendoj se ai personalisht ka shumë ide se si mund të përparohen raportet ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, që do të hidhte dritë pozitive edhe në procesin e normalizimit të raporteve. Ndërkohë që ndaj tij nuk mund të kenë vërejtje as pjesa e populistëve, sepse Pacolli ka mbështetur tërë kohën pavarësinë e Kosovës”.

Në Prishtinë thuhet se fati i Kosovës tani varet nga Aleksandar Vuçiqi. Milivoje Mihajloviq thotë, se Vuçiqi po përpiqet të prezantohet si lider i rajonit edhe në procesin e pajtimit. “Këto janë hapa të mirë në veçanti kur flitet për dialogun në Bruksel dhe kjo mund ta ndryshojë rrënjësisht pozitën e tij. Vuçiqi do të ketë kutpim mund të ketë sukses nëse vazhdon kontaktet e rregullta ditore me Prishtinën, në mënyrë që problemet të zgjidhen sa më parë. Mendoj se është shumë me rëndësi që Vuçiq të insistojë në pajtimin e përhershëm për shkak të një të ardhmeje më të mirë”.

Amerika apo Gjermania?

Dushan Janjiq nga ana tjetër, mendon se është negative që në Beograd vendos për të  gjtiha vetëm një person. “Në një situatë të tillë është e mundur që për të gjitha problemet të fajësohet vetëm Serbia dhe Vuçiqi, për gjërat që nuk janë realizuar. Këtë e kanë theksuar disa vende evropiane, ndaj Vuçqi tani është nën presion tepër të madh. Por vet ai ka dashur që gjërat të shkojnë në këtë drejtim, e tani do të shohim, se cili do të jetë çmimi i një sjellje të tillë”. Janjiq thotë se në Prishtinë mendohet se Vuçiqi e ka mbështetjen e Berlinit (pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo). Kjo krijon edhe probleme, sepse në Kosovë ka njerëz që mendojnë se atje duhet të mbrohen interesat amerikane përmes ngushtimit të influencës gjermane”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?