Analisti: I bëj thirrje Labinot Tahirit që të dalë e të këndojë tallava për njerëzit që po lënë Kosovën

Analisti Krenar Shala i ka bërë thirrje deputetit të PANA-s, Labinot Tahiri që të dalë dhe t’i këndojë tallava njerëzve që po ikin nga stacioni i autobusëve në Prishtinë. Shala ka kërkesë edhe për kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa. “Isa Mustafës i boj thirrje me shku edhe m’i kontrollu njerzt nëse kanë iPhone nëpër xhepa”, […]
Analisti Krenar Shala i ka bërë thirrje deputetit të PANA-s, Labinot Tahiri që të dalë dhe t’i këndojë tallava njerëzve që po ikin nga stacioni i autobusëve në Prishtinë.
Shala ka kërkesë edhe për kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa.
“Isa Mustafës i boj thirrje me shku edhe m’i kontrollu njerzt nëse kanë iPhone nëpër xhepa”, ka shkruar ai.
Kërkesa ka edhe për Ukë Rugovën, Behgjet Pacollin e Ramush Haradinajn.
Komenti i plotë i publikuar në Facebook:
I boj thirrje Labinot Tahirit me shku sonte deri te Stacioni i Autobusave edhe me ju knu live tallava njerzve që po ikin.
Isa Mustafës i boj thirrje me shku edhe mi kontrollu njerzt nëse kanë iPhone nëpër xhepa.
Ukë Rugovën e lus që me ja nisë me i bo gati vizat për njerzt që po ikin nëse rasisht i nalë Hungaria.
E lus Behxhet Pacollin që me e dhonë ni donacion për me shpërnda bukë falas për njezt që po ikin.
E Ramushit, ja rikujtoj që ka me konë kryeministër, pa marr parasysh që nuk po don populli dhe që ka me konë vegël e PDK-së edhe e Beogradit. Me randsi osht që ka luftu, edhe tash po bohet kryeministër, pa marr parasysh që ka me dështu ende pa fillu.












