Analistët: Qeveria Haradinaj gaboi (Video)

E mos pjesëmarrja e kabinetit qeveritar në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, nga njohësit e çështjeve kushtetuese po shihet si gabim. Madje ata konsiderojnë se një gjë e tillë është edhe obligim. Madje u dënua fjalori i përdorur në këtë seancë. Qeveria e re ka nisur qysh në fillimin e saj bojkotin ndaj […]
Qeveria e re ka nisur qysh në fillimin e saj bojkotin ndaj seancave të Kuvendit. Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita ishin prezent vetëm dy përfaqësues të pozitës. Kadri Veseli nga PDK-ja dhe Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën.
Mazllum Baraliu në një prononcim për Tribuna Channel tha se kabineti qeveritar i ri do të duhej ta kishin parë si obligim pjesëmarrjen në seancën e sotme të jashtëzakonshme.
Mes tjerash Baraliu tha se fjalori i përdorur sot në kuvend ishte jo vokabular dhe në këto raste kryesuesi i kuvendit duhet të marrë masa.
Ai nuk la pa përmendur edhe seancën e djeshme dhe shkeljet e rregulloreve që u bënë dje.
Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme pritet të vazhdojë të martën në ora 10:00.












