Aligatori shëtitet lirshëm në rrugët e Floridas pas uraganit Irma, rrezikohen banorët (Video/Foto)

Ky është momenti befasues kur një alligator shëtitet nëpër një rrugë pas uraganit Irma. Zvarraniku ishte zbuluar në qendër të qytetit të Melburnit të Floridas, duke kaluar një trotuar afër një stacioni të autobusit dhe duke u zhytur në një gropë vetëm disa orë pasi mega-stuhia goditi rajonin. Skenat tronditëse u kapën nga Departamenti i […]
Zvarraniku ishte zbuluar në qendër të qytetit të Melburnit të Floridas, duke kaluar një trotuar afër një stacioni të autobusit dhe duke u zhytur në një gropë vetëm disa orë pasi mega-stuhia goditi rajonin.



Skenat tronditëse u kapën nga Departamenti i Zjarrfikjes të Melburnit, pasi zyrtarët paralajmëruan njerëzit se nëpër rrugë janë shfaqur aligatorë dhe gjarpërinj të rrezikshëm.

Ndërsa njerëzit u drejtuan për të vlerësuar shkatërrimin e mbetur në rrugën e Irma-s sot, Departamenti i Shëndetit në Florida shkroi: “Pas stuhive, jini vigjilent ndaj kafshëve të egra, gjarpërinjtë, alligatorët etj. Mund të jenë zhvendosur si rezultat i erërave të forta apo shiut”.

Tre milion njerëz mendohet të jenë bërë të pastrehë dhe pothuajse 7.3 milion shtëpi dhe biznese janë pa energji në SHBA si rezultat i asaj që Presidenti Trump e quajti një “mega-stuhi” të përbindëshit të madh i cili kishte prekur ishujt e Karaibeve dhe ishuj tjerë./Periskopi/












