Ali Ahmeti i frikësohet Lëzijes BESA, fton elektoratin që të votojë një parti maqedone

Ali Ahmeti i frikësohet Lëzijes BESA, fton elektoratin që të votojë një parti maqedone

Partitë politike kanë afat deri të ënjtën në mesnatë që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash. Por, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ende nuk ka bërë publik emrin e kandidatit për qytetin e Shkupit. Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ende nuk ka bërë publik emrin e kandidatit për […]

Partitë politike kanë afat deri të ënjtën në mesnatë që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash. Por, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ende nuk ka bërë publik emrin e kandidatit për qytetin e Shkupit.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ende nuk ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar të kryeqytetit maqedonas, Shkupit. Gara për Shkupin vlerësohet si beteja më e rëndësishme e zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Partitë politike kanë afat deri të enjtën në mesnatë që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash. Por, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ende nuk ka bërë publik emirn e kandidatit për qytetin e Shkupit.

Gazeta Expres raporton se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, janë në negociata intensive që duhet të rezultojnë me mbështetje të kandidatit të LSDM-së nga ana e BDI-së që në raundin e parë. “Kërkesa e Zaev është bërë me qëllimin për të përdorur modelin zgjedhor në Maqedoni dhe të fitoj një kryetar komune që në raundin e parë”, raporton Express.

Nëse marrëveshja arrihet, kjo do të jetë hera e parë në historinë e Maqedonisë që partia më e madhe shqiptare nuk ka kandidat për kryetar komune, edhe pse më shumë se 20% e shqiptarëve jetojnë në Shkup.

Mediat maqedonase raportojnë se Ahmeti i druhet një përballe direkte për Shkupin me Lëvizjen Besa, për të cilën raportohet se është duke pasur rritje bazuar në sondazhet që janë bërë në Maqedoni.

Mediat në Maqedoni kanë raportuar se BESA konsiderohet si favorit për këto zgjedhje, veçanërisht në Shkup, ku komuna e Çairit është bastioni më i fortë i tyre.

Ndërkaq, bazuar në rezultatet e fundit zgjedhore është partia e ZAEV ajo e cila ka më së shumti votues në Shkup.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit thonë se në kryeqytet LSDM mori rreth 129 mijë vota, ndërsa VMRO rreth 10 mijë më pak ose 119 mijë. LSDM ka më shumë vota se VMRO në Shkup edhe nëse përjashtohen komunat me shumicë popullate shqiptare, Çairi dhe Saraji.

Por, në të njëjtën kohë Besa, BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja në kryeqytet morën mbi 46 mijë vota. Kjo do të thotë se rezultati përfundimtar shumë do të varet nga vendimi i shqiptarëve se cilin do ta mbështesin në rrethin e dytë. Nëse votën do ta japin për LSDM-në ose VMRO-në apo nuk do të votojnë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?