Albin Kurti: Me cilën fytyrë ia japët serbëve Ministrinë e Bujqësisë prej së cilës jeton shumica e popullit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend, ka thënë se Qeveria e re u krijua nga profile të çakorduara. Ai tha se PAN po ia jep Kosovën Serbisë, vetëm që Vetëvendosje mos të jetë në krye të Qeverisë. ‘’U bashkuan kundër nesh, i shkelin të drejtat dhe […]
Ai tha se PAN po ia jep Kosovën Serbisë, vetëm që Vetëvendosje mos të jetë në krye të Qeverisë.
‘’U bashkuan kundër nesh, i shkelin të drejtat dhe mbrojnë interesat që nuk janë në të mirë të Kosovës’’, tha Kurti.
Kurti tha se është e papranueshme dhënia e Ministrisë së Bujqësisë Listës Serbe.
‘’Këta vendosën që ta bëjnë ministër të Bujqësisë një serb të Beogradit. Ia dhanë këtë ministri Beogradit që kurrë nuk ka kërkuar falje as për krimet e luftës së fundit’’, tha Kurti, transmeton Periskopi.
Kurti shtroi pyetjen se si kanë premtuar fonde pa fund për Bujqësinë, kurse tash ia dorëzuan Listës Serbe.
‘’Shumica e popullit jeton prej Bujqësië. Me cilën fytyrë do të shkojnë nëpër fshatra dhe t’u shpjegojnë atyre për për planet e subvencioneve që do ti bëjë Serbia.’’, tha ai.
Tutje ai tha se ‘dhënia e Ministrisë së Bujqësisë është esenca e pazarit të Qeverisë së Kosovës me Serbinë’.
Sipas Kurtit, Kosova nuk duhet të ketë më shumë se 12 ministri, së paku jo në këtë kohë.
Tutje a i ka bërë thirrje Qeverisë së re që as mos t’u shkojë në mendje të sjellin në Kuvend ‘temat e mëdha’, siç jana Asociacioni, Demarkacioni, dialogu etj.
‘’Mos shkoni me këmbët e juaja në grackën e Vuçiqit, sepse ne do t’ju ndalim. Përqendrohuni tek zhvillimi ekonomik, shëndetësia, papunësia. Nëse përqendroheni, ne do të bashkëpunojmë me ju për ndonjë ligj.’’, tha Kurti./Periskopi/












