I akuzuari për terrorizëm deklarohet i pafajshëm: Bëra thirrje të mos shkohet në Siri

I akuzuari për terrorizëm deklarohet i pafajshëm: Bëra thirrje të mos shkohet në Siri

Nexhat Ademi nuk e pranoi fajësinë për vepra që lidhen me terrorizmin, pasi tha se ka bërë thirrje të mos shkohet në Siri. Nexhat Ademi i akuzuar për pjesëmarrje në grup terrorist pasi dëgjoi leximin e aktakuzës nga prokurori special Elez Blakaj, u deklarua se ndihet i pafajshëm. Madje, Ademi përpos që nuk e pranoi […]

Nexhat Ademi nuk e pranoi fajësinë për vepra që lidhen me terrorizmin, pasi tha se ka bërë thirrje të mos shkohet në Siri.

Nexhat Ademi i akuzuar për pjesëmarrje në grup terrorist pasi dëgjoi leximin e aktakuzës nga prokurori special Elez Blakaj, u deklarua se ndihet i pafajshëm.

Madje, Ademi përpos që nuk e pranoi fajësinë deklaroi se ka dhënë edhe kontribut për të kundërtën e asaj që akuzohet.

“Absolutisht nuk jam fajtor, unë madje kam bashkëpunuar me organet e shtetit dhe kam bo thirrje që mos të shkohet, ju kam thanë ‘mos gaboni me shku atje’ dhe kam ba bllokadë mos të shkohet atje”, tha Ademi para trupit gjykues.

Mospranimin e fajësisë e mbështeti edhe avokati i të akuzuari Sabedin Cena, i cili tha se prokuroria nuk ka ofruar prova që mbështesin një aktakuzë për një vepër kaq të rëndë.

Seanca e radhës ku do të paraqiten kundërshtimet e provave nga mbrojtja do të mbahet në muajin tetor.

Kjo seancë ishte shtyrë disa herë në të kaluarën për shkak të mungesës së të akuzuarit i cili në seancën e sotme erdhi nën shoqërimin e policisë.

Ademi, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës në janar të vitit 2014 ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll e nga ku më pas ka udhëtuar për në qytetin Gaziantep të Turqisë që ndodhet afër kufirit me Sirinë.

Prokuroria pretendon se qëllimi i Ademit ishte që të kalojë në Siri dhe të bëhet pjesë e organizatës Al-Nusra dhe të angazhohet për krijimin e Shtetit Islamik në territorin e Sirisë dhe Irakut.

Në aktakuzë thuhet se Nexhat Ademi qëndroi në Siri për një javë në territorin që e kontrollonte Al-Nusra dhe pastaj u kthye në Kosovë.

Përpos këtij udhëtimi, Prokuroria Speciale pretendon se Ademi përsëri më 4 mars 2016 provoi të shkojë në Siri, por pasi arriti në Aeroportin e Stambollit u ndalua nga autoritetet turke dhe më pas u dëbua për në Kosovë për shkak të lidhjes së tij me zonën e luftës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?