Aksident në Novobërdë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Novobërdë apo njohur ndryshe si Artanë. Në aksidentin në fjalë janë përfshirë dy vetura, përderisa nuk dihet për të lënduar, raporton Indeksonline. Aksidenti është shkaktuar pikërisht tek pjesa që njihet si udhëkryqi për në Novobërdë.













