Agim Bahtiri pyetet për “tabutin”: Nuk i kam ‘hagër’ fjalët

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri është pyetur për fjalët e tij të mëhershme para se të bëhej koalicioni PAN-AKR, kur ai thoshte se është “më mirë në tabut se me PDK-në”, por ai ka arsyetuar koalicionin duke thënë se ka bërë koalicion me Ramush Haradinajn e jo me PDK-në. Ai nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt […]
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri është pyetur për fjalët e tij të mëhershme para se të bëhej koalicioni PAN-AKR, kur ai thoshte se është “më mirë në tabut se me PDK-në”, por ai ka arsyetuar koalicionin duke thënë se ka bërë koalicion me Ramush Haradinajn e jo me PDK-në.
Ai nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të gazetarit të Klan Kosova, por ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e keqja e vendit, shkruan Periskopi.
“Agim Bahtiri ka qenë dhe është edhe sot dhe do të jetë kundër të keqes. Dhe e keqja është Partia Demokratike e Kosovës. Unë do të kritikoj vazhdimisht. Unë nuk kam shku me PDK-në, por me burrin që është tamam burrë, që është Ramush Haradinaj. Unë kam mendu që zoti Haradinaj do të tërhiqet dhe do të kthehet me neve. Por, ai i ka dhënë fjalën PDK-së dhe e mban fjalën”, tha ai.
E sipas tij, ai nuk i ka “hagër” fjalët. Thotë se në politikë është për popullin dhe nuk shitet.
“Nuk i kam hagër fjalët. Unë kam ardhur për popullin dhe për askë tjetër”, tha ai. /Periskopi/












