Afishe kundër partnerëve të Qeverisë, ja si e quajnë Ramush Haradinajn (Foto)

Koalicioni PAN, të cilit së fundmi iu bashkua edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe mori edhe mbështetjen e pakicave serbe, të dirigjuara nga Aleksandër Vuçiq, nuk u mirëprit fare nga qytetarët. Këtë gjë e kanë dëshmuar edhe disa afishe që janë shpërndarë nëpër qytete të Kosovës, ku figurojnë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, […]
Këtë gjë e kanë dëshmuar edhe disa afishe që janë shpërndarë nëpër qytete të Kosovës, ku figurojnë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Ukë Rugova.
Tërë këta persona edhe i kanë titulluar me nga një emër.
Ramush Haradinajn e kanë quajtur ‘’Gjenerali i Listës Srpska’’, Kadri Veseli si ‘’ ShIK vrasjet e pasluftës’’, Fatmir Limajn e kanë emëruar si ‘’Komandant Çeliku që u shit për hekur të Vuçiqit’’, ndërsa Behgjet Pacollin duke ditur lidhjet e tij që i ka me shtetin rus, e kanë emëruar si ‘pasargji të Rusisë.
Në afishe figuron edhe Ukë Rugova, i quajtur si ‘mafiash’.













