Adem Mikullovci për mundësinë që seanca të vazhdojë nesër: Po e pres një telefonatë

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ende nuk ka marrë asnjë informacion nga administrata e Kuvendit se nesër mund të kërkohet vazhdimi i seancës konstituive. Por tha se po pret një telefonatë me rëndësi lidhur me këtë çështje, që lë të kuptohet se mund të thirret një seancë për nesër. “Nuk […]
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ende nuk ka marrë asnjë informacion nga administrata e Kuvendit se nesër mund të kërkohet vazhdimi i seancës konstituive.
Por tha se po pret një telefonatë me rëndësi lidhur me këtë çështje, që lë të kuptohet se mund të thirret një seancë për nesër.
“Nuk kam konfirmim zyrtar, nuk kam marrë asnjë njoftim nga administrata e Kuvendit. Por, po e pres një telefonatë që të njoftohem dhe të shohim..”, tha Mikullovci për Periskopin.
Ndryshe, seancën e Kuvndit për nesër në ora 10:00 e paralajmëroi deputeti i PAN-it, Milaim Zeka. /Periskopi/












