Abdixhiku thotë se LDK do t’ia shkurtojë jetën PANA-s

Abdixhiku thotë se LDK do t’ia shkurtojë jetën PANA-s

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi LDK u fajësua për largimin e AKR’së nga koalicioni LAA, drejt koalicionit PAN. “Veç tek ne ndodhë që për një marrëveshje që mbanë firmat e Kadrisë, Ramushit, Fatmirit, Behgjetit e Vucicit, të mbahet përgjegjëse LDK”, ka shkruar ai […]

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi LDK u fajësua për largimin e AKR’së nga koalicioni LAA, drejt koalicionit PAN.

“Veç tek ne ndodhë që për një marrëveshje që mbanë firmat e Kadrisë, Ramushit, Fatmirit, Behgjetit e Vucicit, të mbahet përgjegjëse LDK”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se kjo është “politikë shabllone e fajësimit të LDK-së për gjithçka”.

“Ne e humbëm këtë betejë sepse pazaret e ulëta e kontrabanda triumfuan mbi etikën e të moralshmen. Por ky triumf i tyre është i shkurtë. E beteja për shkurtimin e rrugës së tyre nisë qysh sot!”, ka shkruar Abdixhiku.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

Veç tek ne ndodhë që për një marrëveshje që mbanë firmat e Kadrisë, Ramushit, Fatmirit, Behgjetit e Vucicit, të mbahet përgjegjëse LDK. Politikë shabllone e fajësimit të LDK-së për gjithçka.

Po për çfarë po fajësohet LDK?

– Gjatë gjithë kohës, para fushatës, gjatë fushatës e pas saj, na është thënë e stërthënë se në fund LDK do të përfundojë me PDK-në. Ju dhamë fjalën se s’bëhet kjo kurrë, e mbajtëm atë.

– Gjatë gjithë kohës na është thënë se në fund LDK do të votojë Kadri Veselin për Kryeparlamentar e Ramushin për Kryeministër. Ju thamë sërish se s’bëhet kjo punë, po ndodhë kështu. Nuk kemi vota për PAN.

Ne sot para votuesve tanë qëndrojmë krejtësisht faqebardhë. Mund të kemi defekte, s’jemi të përsosur – por ne kemi bërë saktësisht çfarë u kemi premtuar votuesve tanë. Nuk bashkëpunojmë me PDK-në!

Ne do të donim të kishim fuqi më të madhe politike e të ndalonin këtë qeverisje të mbrapshtë të tyre, por, fatkeqësisht kaq kemi pasur besimin qytetar. Kaq vota kemi marrë. Të njëjtat po i japim kundër tyre. Ku qenka faji ynë?

Po na fajësoni për koalicion me AKR-në e pse u mundësuam atyre kalimin e pragut zgjedhor? Por a s’është kjo e njëjta parti që e lusnit për koalicion ditë e natë? A nuk i rrinit në shtëpi të njëjtës me ofertë për listë të përbashkët? A ka hipokrizi më të madhe se sa një akuzim i tillë?

Ne s’mund t’i parandalojmë pazaret e një partie tjetër. S’mund as t’u ofrojmë pazare blerëse. Puna e betejes kundër PDK e kapjes është çështje besimi; ose e ke ose s’e ke. Këta e shitën besimim e marrë. Sot na shesin moral.

E çka është kjo puna e nënshkrimeve? Njëmend po i besoni arsyetimeve patetike të AKR-së? Njëmend po i besoni se pas gjithë kësaj, sërish s’do të shkonin me ta? Nënshkrimet janë pretekste të AKR-së për të arsyetuar daljen andej.

Edhe sikur ti bënim këto nënshkrime, për të cilat kam punuar vet shumë, PAN nuk e propozonte kandidatin për Kryeparlamentar. Ishin të pavlera në një situatë absurde kushtetuese. Ne ishim bllokuar jo pse s’do të gjenim gjuhë bashkë, por sepse kapësit mbanin peng nisjen e punës së Kuvendit. Kot mblidheshim edhe kur i kishim 61 deputetë në sallë.

Ne e humbëm këtë betejë sepse pazaret e ulëta e kontrabanda triumfuan mbi etikën e të moralshmen. Por ky triumf i tyre është i shkurtë. E beteja për shkurtimin e rrugës së tyre nisë qysh sot!

Ju pëlqeu s’u pëlqeu disave, LDK do të jetë në ballë të kësaj beteje.

=

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?