24-vjeçarja nga stacioni i autobusëve ka një porosi për Hashim Thaçin (Foto)

Një 24-vjeçare, që tashmë ka shtetësinë gjermane, por që ka shkuar të stacioni i autobusëve në Prishtinë, për ta përcjelle familjen e saj që do ta lë ilegalisht Kosovën, ka qenë e vendosur për t’i çuar porosi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Thacit marre duhet me iu ardhë, krejt paret për vete po i merr. […]
Një 24-vjeçare, që tashmë ka shtetësinë gjermane, por që ka shkuar të stacioni i autobusëve në Prishtinë, për ta përcjelle familjen e saj që do ta lë ilegalisht Kosovën, ka qenë e vendosur për t’i çuar porosi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Thacit marre duhet me iu ardhë, krejt paret për vete po i merr. Edhe Isa qashtu është, i njëjtë”, tha ajo në pamjet e drejtpërdrejta të Gazetës Zeri, shkruan Periskopi.
Ajo kërkonte me ngulm që fjalët e saj të dërgohen në vend.
“Këtë fjalë çonja Thaçit: marre duhet me iu ardhë. Jam 24-vjeç dhe kam ardhë këtu nga Gjermania, e do të nisem bashkë me familjen drejt Gjermanisë. Po i marr edhe këta. Përndryshe këta nejrëz që janë këtu, kisha shku te Thaçi e horë e kisha ba”, tha ajo. /Periskopi/















