20 mijë serbë do të kthehen në Kosovë

20 mijë serbë do të kthehen në Kosovë

Hyrja e Listës Serbe në Qeverinë e Ramush Haradinajt nuk është pritur mirë nga subjekte politike në veri të Kosovës dhe në Serbi. Ka edhe shumë qytetarë serbë të cilët kanë kritikuar vendimin e Listës Serbe për “t’u bashkuar me Ramushin”, me arsyetimin se në Qeverinë e “krahut të luftës” është hyrë për shkak të […]

Hyrja e Listës Serbe në Qeverinë e Ramush Haradinajt nuk është pritur mirë nga subjekte politike në veri të Kosovës dhe në Serbi. Ka edhe shumë qytetarë serbë të cilët kanë kritikuar vendimin e Listës Serbe për “t’u bashkuar me Ramushin”, me arsyetimin se në Qeverinë e “krahut të luftës” është hyrë për shkak të 90 për qind të votave të serbëve që ka fituar Lista Serbe në zgjedhjet e 11 qershorit. Njëri prej serbëve, Kuslo Guster, ka thënë se Lista Serbe përpiqet të “nxirret” para serbëve me gënjeshtra, transmeton zeri.info.

“Njerëz, mos u mashtroni dhe mos lejoni që të na rrejnë. E para, nga formimi i ‘Zajednicës’ nuk ka asgjë. Edhe vetë ish-kryeministri Vuçiq, i cili tani është president, pas një takimi në Bruksel pati thënë se që nga nesër fillon formimi i ‘Zajednicës’, por e shihni që ajo deklaratë e tij ka qenë një gënjeshtër.

Edhe atij i pati premtuar Thaçi, siç po u premton tani Haradinaj për ‘Zajednicen’ dhe për çështje tjera. Edhe ajo që thoni se i keni fituar votat e 90 për qind të serbëve është gënjeshtër e pastër, pasi që 10 për qind jeni ju të Listës Serbe, 10 për qind janë të rinj, të cilëve u keni premtuar punësim, 20 për qind janë punëtorë të komunës, të arsimit dhe të shëndetësisë, të cilët i keni kërcënuar me largim nga puna. E kjo pra është e vërteta, ndërsa 100 për qind gënjeshtër e juaj”, është shprehur ai, transmeton zeri.info.

Listën Serbe për hyrje në Qeverinë e Ramush Haradinajt e ka kritikuar edhe Partia e  Serbëve të Kosovës, PSK-ja, e cila udhëhiqet nga Aleksandër Jabllanoviq./Zeri/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?