10 muaj nga vdekja e Astrit Deharit, ja çfarë thotë avokati Gashi lidhur me rastin

10 muaj nga vdekja e Astrit Deharit, ja çfarë thotë avokati Gashi lidhur me rastin

Tomë Gashi, avokat i familjes së të ndjerit, Astrit Dehari përmes një shkrimi në Facebook ka përkujtuar 10 mujorin e vdekjes së Astrit Deharit. Përmes një statusi ai thotë se që 10 muaj nuk po zbardhet rasti i plotë i vdekjes së tij dhe se po ka manipulime të mëdha në rezultatet e ekspertizës.   […]

Përmes një statusi ai thotë se që 10 muaj nuk po zbardhet rasti i plotë i vdekjes së tij dhe se po ka manipulime të mëdha në rezultatet e ekspertizës.

 

Ja postimi i tij:

SOT BËHEN 10 MUAJ NGA VRASJA E ASTRIT DEHARIT

Edhe pse sot janë mbushur 10 muaj nga vrasja e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ende sot ka deklarime të pavërteta rreth vrasjes, e fundit është ajo se kinse rezultati i ekspertizës së video incizimeve të kamerave të burgut nuk janë manipuluar.

Prokurori i rastit asnjëherë nuk na ka njoftuar se ku i ka dërguar video incizimet për analiza, edhe pse këtë e ka obligim ligjor.

Por edhe nga vetë ekspertiza e Entit Federal të Kriminalistikës të Austrisë, e të siguruar nga Prokuroria, vërtetohen manipulimet e video incizimit, dhe atë duke konstatuar në ekspertizë se ka pasur ndërprerje të vulave kohore të 6 video fajllave…

Të gjitha çështjet teknike dhe çështje të tjera do të vërtetohen me rastin e hetimeve të pavarura jashtë Kosovës në ndonjërin prej Instituteve të shteteve të BE-së apo SHBA-së, siç edhe thotë Rezoluta/Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës i datës 20.12.2016, e të cilin Qeveria nuk e zbatoj kurrë, duke pretenduar se Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Zvicra, nuk mund të angazhohet si Institut i përzgjedhur nga familja Dehari, pasi që Zvicra nuk është anëtare e BE-së.

Angazhimi i Institucioneve të Specializuara jashtë Kosove për hetime të pavarura dhe ekspertiza të pavarura, lidhur me vrasjen e Astrit Deharit, është peng i formimit të Qeverisë së re të Kosovës për zbatimin e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?