Zyrtarja e AKR-së i reagon ashpër Mimoza Kusarit: Nuk ke të drejtë të flasësh në emër të AKR-së

Rejhan Vuniqi, zyrtarja nga Aleanca Kosova e Re (AKR), i ka reaguar ashpër Mimoza Kusarit-Lila. E kjo pasi që Kusari-Lila së fundmi dha një deklaratë ku mohonte një koalicion të arritur në mes të PAN-it dhe AKR-së. Sipas saj, Kusari-Lila, nuk ka të drejtë më të flas për AKR-në, pasi që nuk është pjesë e […]
Rejhan Vuniqi, zyrtarja nga Aleanca Kosova e Re (AKR), i ka reaguar ashpër Mimoza Kusarit-Lila. E kjo pasi që Kusari-Lila së fundmi dha një deklaratë ku mohonte një koalicion të arritur në mes të PAN-it dhe AKR-së.
Sipas saj, Kusari-Lila, nuk ka të drejtë më të flas për AKR-në, pasi që nuk është pjesë e saj, shkruan Periskopi.
“Po harron zj. Kusari që më nuk është pjesë e AKR dhe AKR ka një zëdhënëse të veten dhe ne nuk kemi nevojë që dikush nga ndonjë parti tjetër të flas ne emrin e partisë tonë. AKR qëndron prapa deklaratave të saja të dhëna ditëve të fundit, qoftë nëpërmjet presidentit të partisë apo edhe strukturave të veta”, ka shkruar Vuniqi në Facebook.
Ndryshe Kusari në mars të 2016-së e kishte konfirmuar se nuk është më pjesë e Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit./Periskopi












