Zyrtari i VV-së reagon ndaj Andin Hotit: E keqpërdori emrin e të atit, partia e tij përdhosi flamurin kuq e zi

Zyrtari për media i VV-së, Shkodran Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së Andin Hotit. Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti më herët kishte deklaruar se lideri i VV-së, Albin Kurti kishte refuzuar ta merrte armën për ta mbrojtur vendin dhe flamurin dhe kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer zyrtarit të VV-së, Shkodran Hoti i cili […]
Zyrtari për media i VV-së, Shkodran Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së Andin Hotit.
Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti më herët kishte deklaruar se lideri i VV-së, Albin Kurti kishte refuzuar ta merrte armën për ta mbrojtur vendin dhe flamurin dhe kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer zyrtarit të VV-së, Shkodran Hoti i cili edhe ka reaguar.
Hoti ka thënë se Andini e keqpërdorë gjithmonë emrin e të atit të tij dhe se ai mund ta shajë sa here të dojë Vetëvendosjen.
Hoti më tej ka thënë se dihet botërisht se Vetëvendosja i ka mbetur besnik linjës së Ukshin Hotit.
“Andin Hoti paska vazhduar me dërdëllitjet e tij bezdisëse. Paska kërkuar që flamuri kombëtar të mos përdoret si kartmonedhë, duke harruar se flamuri i imponuar i Kosovës na është sjellur pikërisht si mall tregu dhe se partia dhe “çlirimtarët” e tij janë ata që e përdhosën flamurin kuq e zi, kurse krimet e tyre i mbështjellin me këtë flamurin mavi-sari. Andini, i cili e keqpërdor vazhdimisht emrin e të atit, mund ta shajë e luftojë sa herë të dojë VETËVENDOSJE!’n, por dihet botërisht se ne jemi të vetmit që i kemi mbetur besnik linjës së Ukshin Hotit. Injoranca e madhe e Andinit, mund të jetë pengesë për ta kuptuar, por për çdo rast po ia bashkangjisë një citat të babait të tij: “Populli shqiptar duhet të bashkohet edhe për shkak se e drejta për vetëvendosje është njëra ndër arritjet qenësore të qytetërimit evropian, e drejtë të cilën vetë ajo e ka proklamuar dhe e cila më asnjë populli në Evropë nuk mund t’i refuzohet a t’i mohohet. Popullit shqiptar i duhet një gjë e tillë që të mund të zhvillohet vetë më tej për ta arritur nivelin e përgjithshëm të kësaj bashkësie”, thuhet në postimin e Hotit.












