Zjarri kërcënon Kishën e Laçit

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë para pak minutash në kurorën e gjelbër të Laçit. Nga raportimet pranë vendngjarjes mësohet se ky zjarr po rrezikon disa banesa, linjën e interkonjeksionit dhe Kishën Shën Ndout. Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 ekipe zjarrfikëse, 40 forca ushtarake, të mbështetura me helikopterë nga ajri. Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për […]
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë para pak minutash në kurorën e gjelbër të Laçit.
Nga raportimet pranë vendngjarjes mësohet se ky zjarr po rrezikon disa banesa, linjën e interkonjeksionit dhe Kishën Shën Ndout.
Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 ekipe zjarrfikëse, 40 forca ushtarake, të mbështetura me helikopterë nga ajri.
Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e tij. /albeu.com/












