Zgjedhjet lokale, ja sa mërgimtarë kanë aplikuar deri më tani

Zgjedhjet lokale, ja sa mërgimtarë kanë aplikuar deri më tani

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më dje kanë arritur rreth 1600 aplikime të bëra nga diaspora për regjistrimin si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa ata kanë kohë për të aplikuar deri më datën 23 gusht. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për KosovaPress ka thënë se procesi i aplikimit si […]

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më dje kanë arritur rreth 1600 aplikime të bëra nga diaspora për regjistrimin si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa ata kanë kohë për të aplikuar deri më datën 23 gusht.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për KosovaPress ka thënë se procesi i aplikimit si votues jashtë Kosovës është duke vijuar normalisht, dhe deri në ditën e premte kanë aplikuar për t’u regjistruar gjithsej 1600 persona dhe më shumë se 1400 prej tyre kanë ardhur përmes tri email adresave të shërbimit votues.

Ai po ashtu tha se KQZ po vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe faza për regjistrimin si votues jashtë Kosovës është faza më e gjatë e këtij procesi.

Sipas Elezit përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017 janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë në planin operacional, i cili është miratuar menjëherë pasi që janë shpallur zgjedhjet lokale.

Lidhur me votimit e diasporës nëpër ambasada e konsullata, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se mënyra e regjistrimit për votim të jashtëm është e rregulluar me ligj dhe rregulla zgjedhore.

Mirëpo, kryesuesi i Departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka ka thënë për KosovaPress se duhet të bëhen ndryshime ligjore me qëllim që diaspora të votojë në ambasada dhe konsullata ku ata jetojnë.

Lluka po ashtu ka thënë si Ministri e Diasporës janë duke insistuar që me ndryshimet e ligjit dhe Kushtetutës të futen edhe vendet e rezervuara për diasporën në Kuvend të Kosovës.

Sipas Llukës ajo çka duhet të bëjë KQZ me qëllim që të kemi sa më shumë pjesëmarrës nga diaspora për zgjedhjet lokale të vendit që do të mbahen më 22 tetor, është rritja e kapacitet të saj deri sa të bëhen ndryshimet ligjore.

Ndërkaq ligji për zgjedhjet e përgjithshme thotë se votuesi me të drejtë vote i cili përkohësisht mungon në Kosovë mund të votojë për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës nëse ai ose ajo ka aplikuar suksesshëm për Votim Jashtë Kosovës dhe ka votuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe rregullat e KQZ-së. Dhe vota përmes Votimit Jashtë Kosovës duhet të pranohet nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve, sikurse përcaktohet me anë të rregullave të KQZ- së.

Ndërkaq, votuesi me të drejtë vote mund të aplikojë për të marrë një fletëvotim për votim jashtë Kosovës duke dorëzuar të plotësuar aplikimin për votim jashtë Kosovës/formularin e regjistrimit të votuesit (“aplikimi përmes-postës”) në formën në dispozicion nga faqja elektronike e KQZ-së përmes tri formave:  fahut postar të KQZ-së, faksit të KQZ-së dhe tri email adresave që janë në dispozicion për shërbimet votuese.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?