Zgjedhjet e reja, kandidatët e vjetër

Zgjedhjet e reja, kandidatët e vjetër

Në zgjedhjet e reja për pushtetin lokal në Kosovë në garë do të jenë kandidatët e vjetër të partive politike. Këto të fundit kryesisht kanë zgjedhur kryetarët aktualë të komunave apo ish-kryetarët për të garuar në zgjedhjet e 22 tetorit, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Gara më interesante pritet të zhvillohet në Prishtinë, ku lëvizja “Vetëvendosje” do […]

Gara më interesante pritet të zhvillohet në Prishtinë, ku lëvizja “Vetëvendosje” do të garojë me kryetarin aktual të Komunës Shpend Ahmetin.

Rivali më i fortë i LVV-së në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk është përcaktuar ende se me cilin kandidat do të garojë në kryeqytet, ndonëse burimet e “Zërin” flasin për mundësinë e kandidimit të ish-kryetarit Ismet Beqirit, apo Arban Abrashit, ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

AAK-ja ka futur në garë për Prishtinën ish-gazetarin Arbër Vllahiun, përderisa nga radhët e PDK-së mund të kandidojë Blerand Stavileci apo Lirak Çelaj, shkruan tutje “Zëri”.

Në Gjilan LDK-ja do ta rikandidojë kryetarin aktual, Lutfi Hazirin, ndërsa PDK-ja ish-ministrin e Brendshëm, Zenun Pajazitin. Kandidat për kryetar të Gjilanit nga LVV-ja do të jetë ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

Drejtimin e Komunës së Gjakovës edhe për një mandat e synon Mimoza Kusari-Lila, e cila muaj më parë ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Komunës, kur mori pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?