Zeka: Nëse PDK e bllokon seancën e 24 gushtit, unë…

Zeka: Nëse PDK e bllokon seancën e 24 gushtit, unë…

Milaim Zeka, deputet i Nismës për Kosovën ka paralajmëruar se partia e tij do e zhbllokojë Kuvendin më 24 gusht, nëse bllokimi vjen nga ana e PDK-së. Në një prononcim për “Indeksonline”, Zeka ka deklaruar se zhbllokimi mund të vijë vetëm nga brenda PAN-it, kësisoj ai do e kandidojë veten për kryetar të Kuvendit. Ndonëse […]

Në një prononcim për “Indeksonline”, Zeka ka deklaruar se zhbllokimi mund të vijë vetëm nga brenda PAN-it, kësisoj ai do e kandidojë veten për kryetar të Kuvendit.

Ndonëse shprehet se ka dëshirë të mbetet vetëm deputet, Zeka e ka quajtur sakrificë të madhe kandidimin e vetes së tij për kryetar.

“Unë kam dëshirë të jem vetëm deputet i Kuvendit, por për hirë të proceseve, nëse do të bllokohet Kuvendit, unë do të sakrifikojë, për mua është sakrificë shumë e madhe me u bë kryetar i Parlamentit. Në qoftëse, kam folë te ekstremi, bllokohet Parlamenti nga ana e PDK-së, zhbllokimi i vetëm mund të vie nga dikush në PAN. Unë kam mujtë me e zhblloku situatën qe tri seanca dhe me propozu Milaim Zekën, vetën time për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por nuk e kam bë nje gjë të tillë. Por nëse bllokohet, dhe nuk gjendet një deputet i PAN-it që do dalë e do më propozojë mua, unë nuk kam rrugë tjetër për zhbllokim, përpos me dalë dhe me e propozu veten”, ka deklaruar ai.

Për Zekën, deri më sot bllokues i Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje për shkak të mos prezencës në mbledhjen konsultative. Por, ka thënë ai, nga dita e enjte nëse PAN-i nuk merr pjesë në seancën konstituive, ky koalicioni do bëhet bllokuesi.

Andaj, Zeka ka siguruar prezencën e Nismës në seancën e të enjtes, që në rast bllokimi kjo parti ta sjellë rrugëdaljen.

“Lëvizja Vetëvendosje ka bë penal, PDK-ja ka dhënë gol. LVV nuk ka shkruar në mbledhje konsultative. Unë e konsideroj LVV-në si bllokues të Parlamentit deri në ditën e enjte, e që nga ajo ditë, nëse PAN nuk vjen në seancën e Parlamentit me emrin e kujtdo qoftë prej asaj dite për mua bllokues i Parlamentit është PAN-i. Prej asaj dite, bashkë me Nismën sepse e kam mbështetjen e tyre do ta zhbllokojmë Parlamentin”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se ditën e enjte do ta shohin të gjithë strategjinë e tij personale dhe të Nismës për zhbllokimin e Parlamentit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?