Zbuluesi danez shokon me deklarata për vdekjen e gazetares: E ‘varrosa’ në det

Një zbulues danez i akuzuar për vdekjen e gazetares suedez Kim Wall ka thënë se ajo vdiq në një aksident në nëndetëse të tij dhe e “varrosi” në det, është shprehur policia e Kopenhagenit. Zonja Wall u pa për herë të fundit në nëndetësen e Madsen në natën e 10 gushtit. Kërkimi për trupin e […]
Një zbulues danez i akuzuar për vdekjen e gazetares suedez Kim Wall ka thënë se ajo vdiq në një aksident në nëndetëse të tij dhe e “varrosi” në det, është shprehur policia e Kopenhagenit.
Zonja Wall u pa për herë të fundit në nëndetësen e Madsen në natën e 10 gushtit.
Kërkimi për trupin e saj vazhdon.
Madsen, 46 vjeç, thotë se e la trupin e saj diku në Koge Bay, në jug të Kopenhagenit. Një përpjekje kërkimi që përfshin zhytësit, helikopterët dhe anijet është duke u zhvilluar përgjatë rrugës së identifikuar që nga e premtja.
Shpikësi danez është akuzuar për vrasje të pakujdesshme. Policia thotë se ata nuk mund të lëshojnë më shumë informacion në këtë kohë.












