Zbulohet skandali i Mehmet Bislimit, punon në Konsulatën e Kosovës në Cyrih dhe merr ndihma sociale nga shteti zviceran

Zbulohet skandali i Mehmet Bislimit, punon në Konsulatën e Kosovës në Cyrih dhe merr ndihma sociale nga shteti zviceran

Nuk është vetëm Azem Syla ai që përfiton ndihma sociale nga shteti zviceran. Është edhe Mehmet Bislimi punonjës i Konsulatës së Kosovës që merr ndihma sociale nga Zvicra dhe punon në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrih, shkruan Botapress.  Kanë kërkuar azil në shtetet e perëndimit, edhe në Zvicër, u është pranuar azili (strehimi […]

Kanë kërkuar azil në shtetet e perëndimit, edhe në Zvicër, u është pranuar azili (strehimi politik), nuk punojnë fare dhe marrin ndihma sociale. Këtë formë të shfrytëzimit të buxhetit të taksave të popullit të Zvicrës nuk e ka zbatuar vetëm Azem Syla, i burogusr për veprimtari kriminale në Kosovë.

Është edhe Mehmet Bislimi, punonjës në Konsulatën zvicerane në Cyrih i cili përveç se ka shtetësinë zvicerane ka themeluar marrëdhënie pune me Konsulatën e Republikës së Kosovës.

Bislimi, ka themeluar marrëdhënie pune me Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrih më 1.04.2013.

Por më 30 janar 2017 (shih dokumentin) Mehmet Bislimi bënë kërkesë me shkrim në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrioh që të shkëpusë marrëdhënien e punës me Konsulatën, me arsyetime “…krytekëput financiare”.

Në shkresën që ka siguruar Botapress, Bislimi përmend arsyen se “…paga mujore për stafil lokal është aq e ulët, madje denigruese dhe demotivuese për të mbijetuar komfor standardit jetës që ka shteti i Zvicres, ku ne jetojmë e punojmë…Të ardhurat që unë përfitoj nga puna ime prakë këtij institucioni, krahasuar me standardet e shtetit të Zvicrës, janë më pak se të ardhurat e asistencës sociale në këtë vend….unë më parë po jap dorëheqjen time – thënë më mirë po bëj shkëputjen  e kontratës së punës me Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zvicër, shkëputje kjo e cila do të përfundon me 30.04.2017.”

Në vazhdim të letrës së dorëheqjes së tij Mehmet Bislimi shkruan se “Gjatë këtyre viteve të punës pranë këtij Instituconi (1.04.2013-30.04.2017) jam përpjekur që me devotshmëri t’ju shërbejë qytetarëve tanë, padyshim dhe shtetit tim – Kosovës”.

Ju kujtojmë Mehmet Bislimi është i njohur për skandalin ku shihet duke punuar në zyrë me këmbë mbi tavolinë.

Por vetëm një muaj pas dorëheqjes me shkrim, Mehmet Bislimi i bie pishman dorëheqjes së tij. (Shih kerkesen ) Pasi paraprakisht lajmërohet në Entin Social të Zvicrës dhe pasi prej atje arrin të sigurojë të ardhura deri në 3 mijë frnaka, përsëri i drejtohet Ministrisë së Puënve të Jashtme, sekretarit të Përgjitshëm të MPJ Fitim Sadikut, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernd znj Nazane Breca, Shefit të misionit në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrih, Islam Spahiut me kërkesën që “… të vazhdoj punën deri në rishikim e kësaj çështje (dorëheqjes së tij – nën.Botapress) nga Digasteri përkatës I Ministrisë së Punëve të Jashtme…Unë Mehmet Bislimi shprehu gatishmërinë  time për të vazhduar punën pranë këtij misioni si dhe më parë, kuptohet nëse për këtë vendim keni mirëkuptim dhe vazhdoni kontratën time nga ana e juaj si organe vendimarrëse” shkruan në kërkësën e tij Mehme Bislimi.

Natyrisht Fitim Sadiku, sekretar i Përhershëm në MPJ përmes një emaili, jashtë çdo rregulle juridike, u shkruan Islam Spahiut, shefit të Misionit në Zyrih prej të cilit kërkon që  Mehmet Bislimi të rikthehet në punë në Konsulatë, “…meqeneëse kemi të bëjmë me një person që ka punuar 4 vjet në Konsulatë dhe të njëjtin keni bërë vlerësimin pozitiv dhe jeni të kënaqur me punën   e tij, atëherë të njëjtit t’i mundësohet rikthimi ne punë”.

Kështu Mehmet Bislimi vazhdon punë në Konsulatën e Republikës së Kosovës, pa kontratë pune por vetëm përmes një emaili privat të Fitim Sadikut, në ndërkohë që vazhdon të marrë ndihma sociale nga shteti zviceran.

Ky është një prej shumë skandaleve që po ndodhin në Diplomacinë e shtetit të Kosovës, veçanërisht në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Zyrih.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?