Zbulohet identiteti i sulmuesit në Finlandë

Autoritet finlandeze e kanë publikuar identitetin e të dyshuarit në sulmin me thikë në qytetin jugperëndimor të Finlandës, Turku, ku u vranë dy gra dhe u plagosen tetë persona të tjerë. Sulmuesi është identifikuar si Abderrahman Mechkah nga Maroku. Mechkah, 18-vjeçar, e kreu sulmin të premten pasdite, të cilin autoritetet janë duke e cilësuar si […]
Autoritet finlandeze e kanë publikuar identitetin e të dyshuarit në sulmin me thikë në qytetin jugperëndimor të Finlandës, Turku, ku u vranë dy gra dhe u plagosen tetë persona të tjerë.
Sulmuesi është identifikuar si Abderrahman Mechkah nga Maroku. Mechkah, 18-vjeçar, e kreu sulmin të premten pasdite, të cilin autoritetet janë duke e cilësuar si terrorist, transmeton Express.
Ai u qëllua me armë dhe arrestua nga policia finlandeze.
Autoritetet kanë kërkuar që Mechkah, i cili momentalisht ndodhet në spital, të ndalohet gjatë hetimeve preliminare.
Ata kanë thënë se ai mund të paraqitet në gjykatë përmes lidhjeve direkte me video nga spitali. /Express/












