Zbulimi tronditës, kjo zonë e Shqipërisë fle mbi flori

Zbulimi tronditës, kjo zonë e Shqipërisë fle mbi flori

Nëntoka shqiptare është e pasur me minerale, sidomos bakër në të cilin ka edhe një sasi ari. Sasia e arit është më e përqendruar në minierën e bakrit të Munellës, ku sipas një analize që ka bërë së fundmi Ministria e Industrisë dhe Energjetikës, në 1 ton bakër gjenden 4 gramë ar. “Miniera polimetalore e Munellës ka […]

Nëntoka shqiptare është e pasur me minerale, sidomos bakër në të cilin ka edhe një sasi ari. Sasia e arit është më e përqendruar në minierën e bakrit të Munellës, ku sipas një analize që ka bërë së fundmi Ministria e Industrisë dhe Energjetikës, në 1 ton bakër gjenden 4 gramë ar.

“Miniera polimetalore e Munellës ka pasur një shpërndarje mineralogjike të tillë ku një trup prej rreth 1 milion ton mineral ka pasur cilësi shumë të lartë si: bakër mesatar 4–5%, zink mesatar 3% dhe ari 4 gramë/ton, argjendi 65 gramë/ton krahas elementeve të tjerë si Selen, Stibium etj.”, pohon dikasteri i Gjiknurit.

Sipas përllogaritjeve, rezerva e arit në këtë miniere është 4 tonë.

Objektet e industrisë së bakrit në vitin 2001 janë dhënë me koncesion një kompanie turke “BER-ONER”, me shoqëri koncesionare “Ber Alb” sh.p.k.

Kjo industri në periudhën 2004 deri 2015 ka funksionuar e lokalizuar në shfrytëzimin e dy minierave Munellë dhe Lak Rosh në rajonin e Pukës, duke e pasuruar mineralin e pasur në Fabrikën e Pasurimit në Fushë-Arrëz.

Njëkohësisht, disa kompani shumica kanadeze kanë pasur leje minerare për kërkim-zbulim të cilat, realisht më tepër janë fokusuar në rivlerësimin e rezervave të zbuluara më parë nga institucionet shqiptare deri në vitin 1992, duke mos kontribuar në shtimin e rezervave të reja.

Nga skema e përpunimit të plotë e trashëguar deri në vitin 1990, pjesërisht ka funksionuar vetëm Uzina e Telave në Shkodër.

Fabrika e Shkrirjes në ish-Uzinën e Bakrit në Rubik është demoluar në vitin 2007–2008, ndërsa Uzina e Rafinimit i ishte dhënë me koncesion një subjekti në fund të vitit 2012, por që tashmë ka dështuar që në vitin e parë, sepse koncesionari kërkonte përshtatjen e saj për prodhim ferrokromi.

Në fundin e vitit 2015, edhe kompania turke “BER-ONER” e fokusuar në rajonin e Pukës, me skemë prodhimi deri në koncentrat bakri, ka ndërprerë prodhimin, duke u justifikuar me rënien e çmimit të metaleve në bursë.

Në maj të këtij viti, Ministria e Industrisë ka hapur një garë për dhënien me koncesion të së gjithë industrisë së bakrit në vendin tonë. /monitor/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?