Zbardhen detaje nga biseda mes Isa Mustafës dhe kryeministres serbe

Një ditë pas takimit kokë më kokë që kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi me homologen e tij nga Serbia, Ana Bërnabiqin, zbardhen detaje të bisedës së shkurtër. Ka qenë Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Mustafa, ai që ka treguar se çfarë u diskutua në atë takim. “Sa kam marrë vesh […]

Një ditë pas takimit kokë më kokë që kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi me homologen e tij nga Serbia, Ana Bërnabiqin, zbardhen detaje të bisedës së shkurtër.

Ka qenë Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Mustafa, ai që ka treguar se çfarë u diskutua në atë takim.

“Sa kam marrë vesh nga kryeministri, është biseduar për temat e bashkëpunimit rajonal, për implementimin e marrëveshjeve të Triestes dhe çështjet e mbetura të Traktatit të Komunitetit të Transportit”, ka thënë Havolli për koha.net.

“Komunikimi me të gjithë kryeministrat ka qenë i relaksuar dhe pozitiv”, ka shtuar ai.

Mustafa ka takuar në mesin e kryeministrave të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe homologen e tij nga Serbia, Ana Bërnabiq, në kuadër të takimit joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, që është mbajtur dje në Durrës.

Bërnabiq, që zëvendësoi Aleksandar Vuçiqin në krye të ekzekutivit, i cili la këtë post për t’u bërë president i vendit, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ky ishte takimi i parë i kryeministres së Serbisë me kryeministrin e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?