Zafir Berisha: Kandidati i PDK-së ka shpëlarë para

Kandidati i Nismës për Kosovën për Komunën e Prizrenit, Zafir Berisha ka kritikuar ashpër kandidatin e PDK-së për këtë komunë, Shaqir Totajn. Ai në një intervistë të dhënë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Totaj është i panjohur për opinionin publik. “Pasi e prezantoi Kadri Veseli, unë kam dalë në qarshi për të […]
Ai në një intervistë të dhënë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Totaj është i panjohur për opinionin publik.
“Pasi e prezantoi Kadri Veseli, unë kam dalë në qarshi për të marrë vesh se kush është ai”, tha Berisha.
Sipas tij, Totaj është një shpërlarës parash, derisa nuk ka dhënë detaje tjera pas kësaj akuze.
Ai tha se kandidati i PDK-së nuk ka dhënë asgjë për vendin.
Berisha ka thënë se Totajn nuk e sheh si kandidat që mund ta sfidoj.
Ndërkaq, për kandidatin e LDK-së, Hatim Baxhakun ka thënë se ai për 3 vjet si deputet asnjëherë nuk e ka çelë gojën.












