Zaev nuk komenton vendimin e Beogradit për tërheqjen e stafit diplomatik nga Shkupi

Zaev nuk komenton vendimin e Beogradit për tërheqjen e stafit diplomatik nga Shkupi

Republika e Maqedonisë është e vendosur në ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore me Republikën e Serbisë, por edhe më vendet tjera të rajonit. Kështu është përgjigjur Qeveria e kryeministrit, Zoran Zaev lidhur me vendimin e Qeverisë së Serbisë, për të tërhequr të gjithë stafin e Ambasadës së saj në Shkup. “Qeveria e Maqedonisë mbetet […]

Republika e Maqedonisë është e vendosur në ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore me Republikën e Serbisë, por edhe më vendet tjera të rajonit. Kështu është përgjigjur Qeveria e kryeministrit, Zoran Zaev lidhur me vendimin e Qeverisë së Serbisë, për të tërhequr të gjithë stafin e Ambasadës së saj në Shkup.

“Qeveria e Maqedonisë mbetet fuqimisht e përkushtuar për zgjidhjen dhe jo krijimin e problemeve, me qëllim forcimin e fqinjësisë, bashkëpunimin dhe partneritetin me Republikën e Serbisë, si dhe me vendet tjera në fqinjësi. Jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme që rajoni me vendosmëri të ecë përpara”, transmeton REL kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Në komunikatën e Qeverisë të publikuar sot në Facebook nga kryeministri Zoran Zaev, nuk komentohen akuzat e Beogradit, për siç thuhet, “veprimet e kundërzbulimit ndaj Serbisë” dhe se kush mund të jetë i implikuar në këtë çështje.

Megjithatë, siç thuhet në komunikatë, “Qeveria e Republikës së Maqedonisë, duke mos sjellë konkluzione të përshpejtuara, i përshëndet paralajmërimet e Beogradit zyrtar për ruajtjen e marrëdhënieve miqësore dhe për kthimin e gjendjes në korniza të zakonshme”.

Qeveria gjithashtu nuk ka komentuar as mesazhet e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq se Serbia mund të ndryshojë politikanë e saj për emrin e Maqedonisë, nëse voton për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Shefi i diplomacisë, Aleksandar Dimitrov i pyetur nëse Maqedonia është përgjegjëse për përpjekjen e re për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ka thënë se “Maqedonia nuk mund të jetë përgjegjëse për çështje që janë shumë të rëndësishme dhe që mund të shërbejnë si grindje tek fqinjët tanë”.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq para disa muajve kishte deklaruar në Athinë se Beogradi ka gabuar kur në vitet e 90-ta kishte vendosur të njihte Maqedoninë me emrin e saj kushtetues.

Deklarata e Daçiqit kishte të bënte me vendimin e Maqedonisë për të votuar në favor në anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?