Ymeri: Ku është nisur Hashim Thaçi

Ymeri: Ku është nisur Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojë “në premisa dhe jo thjeshtë në përbërje”. Ai këto komente i ka bërë pas propozimit të Presidentit Thaçi për krijimin e një ekipi të unitetit për bisedimet me Serbinë. “Hashim Thaçi paska paralajmëruar formimin e një Grupi të […]

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojë “në premisa dhe jo thjeshtë në përbërje”. Ai këto komente i ka bërë pas propozimit të Presidentit Thaçi për krijimin e një ekipi të unitetit për bisedimet me Serbinë.

“Hashim Thaçi paska paralajmëruar formimin e një Grupi të Unitetit për dialogun me Serbinë. A thua ku është nisur?! Siç duket, Thaçi nuk ka marrë lajme tash 3 muaj. Le t’i tregojë dikush se ky dialog që prodhoi “Zajednicën” ka marrë një refuzim masiv popullor”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

“Vërtet është gjë e mirë bashkimi, por përpara kësaj duhet të shohim se cili është projekti rreth të cilit po bashkohemi. Bashkim për t’u rreshtuar para kërkesave të Vuçiqit?! Jo faleminderit! Bashkim për të diskutuar modalitetet e ndarjes së brendshme?! Jo faleminderit!”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas tij, ideja e Thacit lidhur me bisedimet me Serbinë po bëhën në ditën e të pagjeturëve, kur Kosova ka mbi 1600 persona që ende figurojnë të zhdukur.

“Sot është 30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve. Ndërkohë që Thaçi vërtitet për ta vazhduar avazin e vjetër të dialogut me Serbinë, 1685 persona figurojnë ende të zhdukur”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, dialogu duhet të “ridefinuar nga e para”.

“Ai duhet të ndryshojë në premisa, dhe jo thjesht në përbërje. Ajo që ka ndodhur deri tash duhet të hetohet nga Kuvendi dhe të zbardhen të gjitha prapaskenat e këtij dialogu që na ka sjellur deri këtu. Secili dialog eventual në të ardhmen duhet të bazohet mbi parimin e barazisë e reciprocitetit midis palëve, si parime që definojnë fqinjësinë e mirë”, ka thënë ai.

“Dialogu kërkon koncensus shoqëror. Por Thaçi as nuk e ka kredibilitetin e as përgatitjen politike e intelektuale për një gjë të tillë. Ai është përgjegjësi kryesor prapa Zajednicës, dhe nënshtrimit të gjithëmbarshëm politik karshi interesave të Serbisë. Ai personifikon të kundërtën e vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë më 11 qershor”, ka shtuar Ymeri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?