Yjet që parashikuan vdekjen e tyre të hershme

Yjet që parashikuan vdekjen e tyre të hershme

Testamenti është gjëja e fundit me të cilin ju tregoni njerëzve se çfarë të bëjnë pasi të vdesësh. Një praktikë të tillë e bëjnë edhe yjet e shoubiznesit, por disa prej tyre vërtet të tronditin me amanetet e tyre Ata sikur e kishin parashikuar vdekjen e tyre të hershme. Ne ju sjellim disa nga kërkesat […]

Testamenti është gjëja e fundit me të cilin ju tregoni njerëzve se çfarë të bëjnë pasi të vdesësh. Një praktikë të tillë e bëjnë edhe yjet e shoubiznesit, por disa prej tyre vërtet të tronditin me amanetet e tyre

Ata sikur e kishin parashikuar vdekjen e tyre të hershme. Ne ju sjellim disa nga kërkesat më të çuditshme të disa prej figurave të famshme, të cilat më nuk janë në mesin tonë.

Legjenda e Hollivudit Marilyn Monroe në testamentin e saj kishte shkruar se të gjithë gjërat dhe rrobat, përveç parave, ia lë mësuesit të saj të aktrimit dhe ashtu kishte ndodhur pas vdekjes së saj të papritur. Mirëpo, personi në fjalë nuk kishte bërë asgjë me këto gjësende. Mirëpo, kur ai kishte vdekur në vitin 1982 gruaja e tij i kishte vënë ato në ankand dhe kishte fituar para të majme nga shitja e tyre, transmeton “Zeri.info”

Aktorja tjetër Farrah Fawcett, e njohur për rolin e saj në serinë “Charlie’s Angels”, tërë pasurinë e saj ia kishte lënë djalit të saj, derisa për të dashurin e saj Ryan O’Neal, me të cilin ishte në lidhje për më shumë se 20 vjet nuk kishte lënë asnjë cent, me arsyetimin se ai nuk i ka ofruar asaj asgjë derisa ishin në lidhje.

Këngëtari Kurt Cobain, i cili e kishte vetëvrarë veten, në testamentin e tij kishte shkruar se e bija e tij Frances dhe bashkëshortja Courtney do të jenë më mirë pa të, pasi do të fitojnë shumë para nga vdekja e tij sesa që do të bënte ai nga muzika. Por ai kishte shkruar se nëse gruaja e tij vendos të martohet me dikë tjetër, atëherë ajo nuk merr asnjë cent.

Reperi i famshëm Tupac në testamentin e tij kishte lënë amanet që trupi i tij të digjej dhe më pas hiri i tij të përzihej me marihuana dhe pastaj t’u jepet anëtarëve të bandës së tij, të njohur si “The Outlawz” që ta tymosin. Në testamentin e Whitney Houston shkruante se ajo pas vdekjes kërkon që trupi i saj të digjet dhe pastaj hiri i saj të futej në një vazo dhe të hidhej në mes të detit. Ky amanet nuk është përfillur, pasi është varrosur.

Amy Winehouse njihet për varësinë e saj ndaj drogës dhe alkoolit, ndërsa në testamentin e saj ajo ka kërkuar që nëse vdes gjatë varrimit të pranishmit të çojnë nga një gotë raki. Aktorja Brittany Murphy kishte kërkuar që të vishej me fustan nusërie kur të varroset. Dhe pikërisht me një fustan të tillë edhe është varrosur.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya