Xhavit Haliti tregon kushtin e PAN’it për të marrë pjesë në seancën e radhës

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se PAN do të jetë e pranishme në Seancën e radhës nëse opozita sipas tij VV e LAA votojnë kryeparlamentarin e Qeverinë Nëse LAA e VV vendosin ta bllokojnë këtë proces sipas tij do të ketë qëndrime tjera. “Ne do të konsultohemi brenda […]
Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se PAN do të jetë e pranishme në Seancën e radhës nëse opozita sipas tij VV e LAA votojnë kryeparlamentarin e Qeverinë
Nëse LAA e VV vendosin ta bllokojnë këtë proces sipas tij do të ketë qëndrime tjera.
“Ne do të konsultohemi brenda koalicionit edhe si Kryesi e PDK-së varësisht nga situatat që krijohen, varësisht nga gatishmëria e opozitës sipas meje e Vetëvendosjes, LAA-së”, ka thënë Haliti
“Në qoftë se këta janë të gatshëm të mos e bllokojnë procesin ta votojnë Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë ne do të jemi në Seancë
Por nëse LAA e VV vendosin ta bllokojnë këtë proces me siguri që do të ketë tjetër qëndrim”, tha ai.
Haliti tha se ai ka thënë se do të ishte mirë që edhe sot PAN të ishte e pranishme në sallë, mirëpo vendimet kanë qenë tjera dhe ka vendosur t’i respektojë.
“Unë kam thënë se kishte me qenë me marrë pjesë edhe në Seancën e sotme, mirëpo vendimi ka qenë tjetër”, tha ai.
I pyetur në qoftë se janë duke arritur marrëveshjen me AKR-në e Behgjet Pacollit, Haliti ka thënë se nuk di asgjë për këtë pjesë.
“Nuk kam asnjë informacion sa i përket pjesës për marrëveshjen me AKR-në, unë nuk mund të spekulojë”, është shprehur ai.
Në anën tjetër vazhdimi i Seancës së sotme Konstituive është ndërprerë nga Kryesuesi, për shkak se në sallë mungonte koalicioni PAN.












