Xhavit Drenori zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit

Xhavit Drenori, kryetar i iniciativës “Vizioni për Drenasin”, ka bërë të ditur se do të garojë për kryetar të kësaj komunë në zgjedhjet e 22 qershorit, shkruan Periskopi. “Vizioni për Drenasin ka vendosur që unë të garoj për kryetar të komunës së Drenasit në zgjedhjet e 22 tetorit”, ka shkruar Drenori në Facebook. Ai ka […]
Xhavit Drenori, kryetar i iniciativës “Vizioni për Drenasin”, ka bërë të ditur se do të garojë për kryetar të kësaj komunë në zgjedhjet e 22 qershorit, shkruan Periskopi.
“Vizioni për Drenasin ka vendosur që unë të garoj për kryetar të komunës së Drenasit në zgjedhjet e 22 tetorit”, ka shkruar Drenori në Facebook.
Ai ka thënë se “Vizoni per Drenasin” do të garojë me listë të plotë edhe për 31 mandatet e asamblesë komunale.
“Së shpejti do i prezantojmë të gjithë kandidatët në garë për zgjedhjet e 22 tetorit si dhe programin e detajuar për qeverisjen lokale 2017-2021 në Drenas”, tha ai./Periskopi/












