VV: Vendimi për lirimin e aktivistëve, pranim se procesi ka qenë i porositur politikisht

VV: Vendimi për lirimin e aktivistëve, pranim se procesi ka qenë i porositur politikisht

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media, ka thënë se lirimi i katër aktivistëve, Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit nga arresti shtëpiak dhe paraburgimi, është korrigjim i pjesshëm ndaj një padrejtësie e cila ka filluar një vit më parë. “Vendimi për ndërprerjen e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak është një pranim i […]

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media, ka thënë se lirimi i katër aktivistëve, Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit nga arresti shtëpiak dhe paraburgimi, është korrigjim i pjesshëm ndaj një padrejtësie e cila ka filluar një vit më parë.

“Vendimi për ndërprerjen e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak është një pranim i nënkuptuar nga organet e drejtësisë se ky proces ka qenë i porositur politikisht dhe kryekëput i padrejtë. Drejtësia do të vihet në vend vetëm kur të ndërpritet tërësisht ky proces”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Katër aktivistët lirohen pas një viti paraburgim dhe arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar katër aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Frashër Krasniqin nga arresti shtëpiak, si dhe Atdhe Arifin nga paraburgimi. Ne vlerësojmë se ky është një korrigjim i pjesshëm ndaj një padrejtësie e cila ka filluar një vit më parë.

Që të katër aktivistët janë privuar nga liria padrejtësisht për 12 muaj. Ata, bashkë me aktivistin tashmë të ndjerë, Astrit Deharin, u arrestuan në fund të gushtit të kaluar. Gjatë gjithë kësaj kohe ata janë mbajtuar në arrest shtëpiak e paraburgim, si pasojë e një procesi të padrejtë, bazuar mbi shpifje dhe me synime qartësisht politike.

Vendimi për ndërprerjen e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak është një pranim i nënkuptuar nga organet e drejtësisë se ky proces ka qenë i porositur politikisht dhe kryekëput i padrejtë. Drejtësia do të vihet në vend vetëm kur të ndërpritet tërësisht ky proces.

Sistemi i kapur i drejtësisë i arrestoi ata nën akuzat për terrorizëm. Ky sistem ka nevojë për reformim dhe për pastrim rrënjësor prej elementëve të kontrolluar nga pushtetet apo të korruptuar. Bashkë, me aktivistët Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti e Frashër Krasniqi nuk do të reshtim së kërkuari edhe drejtësi për Astritin i cili humbi jetën dhunshëm në burg, gjatë kohës kur vuante një dënim të padrejtë për shkak të akuzave të sajuara të këtij pushteti shtypës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?