VV tregon se a do të marrë pjesë në seancën e 24 gushtit

Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë edhe në seancën e 24 gushtit, në të cilën sipas koalicionit PAN do të hidhet në votimin kandidati i tyre për kryetar të Kuvendit për t’i hapur rrugë kështu formimit të institucioneve. Këtë e ka konfirmuar për Periskopin deputetja Albulena Haxhiu. Deputetja e VV-së ka thënë për Periskopin se […]
Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë edhe në seancën e 24 gushtit, në të cilën sipas koalicionit PAN do të hidhet në votimin kandidati i tyre për kryetar të Kuvendit për t’i hapur rrugë kështu formimit të institucioneve.
Këtë e ka konfirmuar për Periskopin deputetja Albulena Haxhiu.
Deputetja e VV-së ka thënë për Periskopin se konstituimi i Kuvendit është dashur të bëhet shumë më parë mirëpo kjo nuk ka ndodhur për shkak se koalicioni PAN po e mban peng Kuvendin për shkak të Kadri Veselit e Ramush Haradiajt.
“Ne nuk kemi marrë pjesë në takimet konsultative dhe edhe sot u vërtetua se për hirë të interesave personale e pazareve të pista të koalicionit PAN ata janë në gjendje të shkelin me dy këmbë fjalët dhe të tallet me qytetarët”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, kërkesa e PAN për ta shtyrë seancën deri më 24 gusht është për shkak të realizimit të pazareve të pista të tyre.
“Ndonëse konsiderojmë që seanca është dashur të thirret shumë më herët, ne do të jemi të pranishëm në seancën e së enjtes”, tha ajo.












