Vuçiq flet për Kosovën: I frikësohemi qasjes për të ardhmen

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shfaqi dyshimin që si shoqëri do të ketë suksese në bisedime për Kosovën që të punohet diçka e mirë në interes të së ardhmes, ngase frikohemi qasjes për të ardhmen. Ai, para gazetarëve serbë, theksoi se në shtator do të fillojë të bisedojë për Kosovën me shoqërinë civile, me Akademinë […]
Ai, para gazetarëve serbë, theksoi se në shtator do të fillojë të bisedojë për Kosovën me shoqërinë civile, me Akademinë e Shkencave, me anëtarë të Parlamentit, me përfaqësues të kishës, etj.
Në pyetjen për përcaktimin kohor lidhur me bisedimet për Kosovën, Vuçiq, sqaroi se afat kohor nuk ka, por ekzistojnë vetëm ata që ndikojnë në të ardhmen tonë.
Tutje, Vuçiq theksoi se është i vetëdijshëm që nuk do të ketë konsensus të plotë, por që mund të arrijë marrëveshjen me shumicën prej aktorëve të shoqërisë.












