Vuçiq: Dialogu i rëndësishëm për të ardhmen e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i pyetur rreth dialogut me Kosovën, ka thënë se asgjë nuk ka mbaruar në këtë drejtim, njofton Klan Kosova. Duke folur këtë mëngjes për RTS, Vuçiq pohoi se sa i përket këtij dialogu nuk mund të thuhet se është afër fundit. “S’mund të them se është afër fundit, por mund […]
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i pyetur rreth dialogut me Kosovën, ka thënë se asgjë nuk ka mbaruar në këtë drejtim, njofton Klan Kosova.
Duke folur këtë mëngjes për RTS, Vuçiq pohoi se sa i përket këtij dialogu nuk mund të thuhet se është afër fundit.
“S’mund të them se është afër fundit, por mund të them se është diçka e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë. Unë i njoh shqiptarët dhe i njoh serbët dhe e di se janë disa mundësi të vogla për të provuar që të bëjmë diçka për të ardhmen e Serbisë, përndryshe s’kemi pse të merremi me këtë punë fare”, pohoi Vuçiq.












