Vjosa Osmani refuzon kërkesat që të kandidojë për kryetare të Prishtinës

Vjosa Osmani refuzon kërkesat që të kandidojë për kryetare të Prishtinës

Deputetja më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, sipas të gjitha gjasave nuk do që t’i hyjë garës për kryetare të Prishtinës. Burime të portalit Koha.net brenda Kryesisë së LDK-së, i cili është mbajtur sot pasdite, bëjnë me dije se ka qenë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ai që ka treguar se Osmani nuk do […]

Deputetja më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, sipas të gjitha gjasave nuk do që t’i hyjë garës për kryetare të Prishtinës.

Burime të portalit Koha.net brenda Kryesisë së LDK-së, i cili është mbajtur sot pasdite, bëjnë me dije se ka qenë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ai që ka treguar se Osmani nuk do që t’i hyjë garës.

“Zonja Osmani është tërhequr nga mundësia për të qenë pjesë e garës, por ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë që të jetë pjesë e Shtabit dhe të ndihmojë kandidatin tonë për Prishtinë”, citohet të ketë thënë Mustafa sot në mbledhje të Kryesisë.

Ndërkohë, në interesimin e portalit Koha.net nëse është diskutuar rreth kandidatit për Prishtinën, me të përfunduar ky takim nënkryetari Agim Veliu ka thënë se nuk mund të komentojë më tepër, derisa ka bërë me dije se bashkë me emrin e kandidatit për Prizrenin LDK-ja nuk e ka ende as atë për Prishtinën.

Koha.net ka provuar edhe të hënën mbrëma që të marrë qëndrimin e Vjosa Osmanit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Portali, dje gjatë ditës ka pyetur lexuesit e saj përmes faqes zyrtare në Facebook se kë presin që LDK-ja ta kandidojë për kryetar të Prishtinës, në të cilën ka prirë bindshëm Vjosa Osmani.

Ndër emrat më të përmendur në këtë mes është edhe ai i anëtarit të ri të LDK-së, ekonomistit Lumir Abdixhiku, por që me gjasë as ky nuk është duke e konsideruar kandidaturën për të parin e Prishtinës.

Sipas të gjitha gjasave, LDK do të vendosë në mes të zëdhënësit të partisë e deputetit, Arban Abrashi dhe sekretarit e deputetit, Ismet Beqiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?