Vjedhjet e turistëve, policia regjistron 35 raste. Pre bien edhe të huajt

Vjedhjet e turistëve, policia regjistron 35 raste. Pre bien edhe të huajt

Policia e Shtetit thotë se, gjatë këtij sezoni turistik, janë regjistruar deri më tani 35 vjedhje ose grabitje, në zonat bregdetare por edhe ato malore, që frekuentohen nga pushuesit vendas dhe të huaj. “Po të shohim muajin gusht, objekt vjedhjesh kanë qenë celularët, në një rast kemi vjedhje automjeti, një tjetër vjedhje kasaforte, ndërsa portofolët […]

Policia e Shtetit thotë se, gjatë këtij sezoni turistik, janë regjistruar deri më tani 35 vjedhje ose grabitje, në zonat bregdetare por edhe ato malore, që frekuentohen nga pushuesit vendas dhe të huaj.

“Po të shohim muajin gusht, objekt vjedhjesh kanë qenë celularët, në një rast kemi vjedhje automjeti, një tjetër vjedhje kasaforte, ndërsa portofolët dhe varëset janë më të shumta, duke u evidentuar 10 raste. Në këtë sezon turistik ka një veçanti, sepse përveç dëmtimit të shtetasve shqiptarë kemi edhe të dëmtuar në 15 raste edhe shtetas të huaj, përfshi këtu kosovarë, maqedonas, suedezë, polakë”, tha Albert Dervishaj, drejtor i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj thotë për Top Channel se janë vënë në pranga disa të rinj, që i realizonin vjedhjet në grup, ndërkohë që hetimet vijojnë për disa ngjarje të tjera të pazbardhura.

“Një nga mekanizmat që ata përdorin është që, pasi kanë realizuar dy apo 3 vjedhje të largohen, në mënyrë që t’i shpëtojnë edhe ndjekjes së policisë, por edhe të vijojnë krimin në një vend tjetër. Një mekanizëm i tillë është shfaqur në disa raste, ku elementë shëtitës kanë realizuar vjedhje në vende të ndryshme në vendin tonë”, theksoi Dervishaj.

Policia e Sarandës arrestoi pak kohë më parë edhe disa të rinj, që kryenin vjedhje masive me armë e dhunë përtej kufirit, në fshatrat e Igumenicës. / Top Channel /

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?