Vetëvendosje reagon pas akuzave të PDK-së, dyshon në inskenim të sulmit ndaj Vitore Stavilecit

Sulmi ndaj gruas së Blerand Stavilecit është akt qyqar e i papranueshëm. Kështu është shprehur nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu përmes një statusi në Facebook. Sejdiu ka bërë thirrje te organet e drejtësisë që urgjentisht ta hetojnë këtë rast dhe të dalin në pah ata që qëndrojnë prapa tij, shkruan Periskopi. E akuzat e PDK-së […]
Sulmi ndaj gruas së Blerand Stavilecit është akt qyqar e i papranueshëm. Kështu është shprehur nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu përmes një statusi në Facebook. Sejdiu ka bërë thirrje te organet e drejtësisë që urgjentisht ta hetojnë këtë rast dhe të dalin në pah ata që qëndrojnë prapa tij, shkruan Periskopi.
E akuzat e PDK-së drejtuar Vetëvendosjes, sipas Sejdiut janë pa asnjë fakt.
“Aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, prandaj organet e rendit dhe drejtësisë duhet urgjentisht të hetojnë këtë rast dhe të nxjerrin ata që qëndrojnë prapa tij.Në anën tjetër, janë për keqardhje deklaratat e zyrtarëve të lartë të PDK’së që pa asnjë fakt akuzojnë VETËVENDOSJE!-n në lidhje me këtë rast, duke ndërhyrë në punën e organeve kompetente, që do të duhej sa më parë ta zbardhnin këtë akt kriminal. Ngutia e PDK’së për të akuzuar aktivistët e VV’së nuk përbën vetëm papjekuri të skajshme politike, por edhe lë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme qëllimkëqija, çka me siguri se nuk do të përbënte risi, ka shkruar Sejdiu.
Ai ka ftuar Policinë dhe Prokurorinë që sa më parë të gjejnë fajtorët dhe t’i vënë para përgjegjësisë,teksa ka ftuar PDK-në që t’i japë fund akuzave të pabaza dhe tendencave për të nxitur konflikt në shoqërinë tonë./Periskopi












